“Favorizimi i kthimeve vullnetare është më njerëzor”
Mario Gattiker, shef i ri i Zyrës Federale të Migrimit (BFM-ODM) prononcohet rreth vendimit të fundit në lëmin e azilit
Në një intervistë për të përditshmen «24 Heures», shefi i ri i i Zyrës Federale të Migrimit (BFM-ODM) në lidhje me «Planin Magreb» të Gjenevës, i cili iu ofron 4000 franga delikuentëve recidivistë që të kthehen vullnetarisht në vendin e tyre të prejardhjes, Mario Gattiker thotë se projekti i Këshillit Federal është një ndryshim i vërtetë, pasi që pengesat për dëbim janë të shumta dhe se iu takon kantoneve që të mendojnë për këtë çështje.
Pra, me fjalë të tjera, Berna do të inspirohet nga praktika e Gjenevës, por jo duke shkuar aq larg.
Në pohimet e tij, Mario Gattiker rikujton po ashtu faktin se dëbimi i azilantëve përmes fluturimeve speciale i kushton Zvicrës nga 8.000 deri më 10.000 franga për çdo individ dhe se vetëm në vitin 2011, 1.7 milionë franga janë shpenzuar për këtë qëllim. Veç kësaj, favorizimi i kthimeve vullnetare është më njerëzor.
Sa i përket pyetjes se mos një politikë e tillë mund të nxisë azilantët të vijnë në Zvicër, M. Gattiker e ka përjashtuar këtë mundësi, sepse kthimi vullnetar është në fuqi nga një kohë më e gjatë dhe se deri tani nuk ka nxitur një fenomen të tillë. Veç kësaj, sipas tij, politika e Zvicrës në këtë fushë është imituar edhe nga Evropa.
E-Diaspora
-
Skoci
Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për fermë kanabisi në Skoci Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për kultivim kanabisi në Mbretërinë e Bashkuar... -
Irlandë
Hyn në Irlandë pa dokumente, 18-vjeçari shqiptar përfundon në burg -
Itali
11-vjeçarja shqiptare Serena Marku shkëlqen në “The Voice Kids of Italy” -
Kush preket nga pezullimi i vizave të emigrimit për në SHBA? -
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja











