Kosova
Eurodeputeti austriak Waitz thotë se “do të ishte nder nëse zgjidhet raportues për Kosovën”
Thomas Waitz, deputet austriak i Parlamentit Evropian nga Të Gjelbrit, po përflitet të jetë kandidati potencial si
raportuesi i ri i PE-së për Kosovën. Megjithatë ai ka deklaruar se ende nuk ka një vendim përfundimtar se cili grup dhe cili anëtar do të ndërmarrë këtë punë të rëndësishme.
Waitz thotë gjithashtu se është i lumtur që të kontribuojë në stabilitetin e të gjithë rajonit dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore.
“Nëse kam nderin ta bëj këtë përmes raportimit për shtetin e Kosovës, do të bëj çmos për të kontribuar në zhvillimin jo të dhunshëm, të respektueshëm dhe të begatë në rajon në përgjithësi dhe në rajonin e Serbisë/Kosovës në veçanti”, tha eurodeputeti Waitz për gazetën serbe “Danas”.
E-Diaspora
-
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” Këshilli Bashkiak i Gjenevës mbështeti rezolutën në mbrojtje të Nartës, Zvërnecit, Sazanit dhe pasurive të tjera... -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih -
Parlamenti debaton Ligjin e Përfshirjes mbi nismën e drejtuar nga Islam Alijaj -
Ekstradohet nga Franca në Kosovë një person i dënuar me 4 vjet burgim për armëmbajtje pa leje -
Tubim në Cyrih kundër padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht










