Kultura
Ervina Halili me “Gjumin e oktapodit” në Graz
Hapjen e bëri Ervina Halili, autorja shqiptare nga Kosova. Ajo në këtë aktivitet ka prezantuar njëkohësisht edhe librin e saj me poezi, në gjuhën gjermane dhe shqipe, të promovuar rishtas në Panairin e Librit në Laipzig, me titullin “Der Schlaf des Oktopus” (Gjumi i oktapodit)
Në një orë leximi letrar që është mbajtur mbrëmjen e të martës në Graz të Austrisë, poezitë e saj i ka lexuar edhe autorja nga Prishtina, Ervina Halili. Krahas poetes së re shqiptare, me krijimet e tyre poetike janë prezantuar edhe Mario Hladzic dhe Bernardete Schiefer.
Mbrëmja ka qenë pjesë e kolanës “Ost-West” në të cilën qendra kulturore Minoriten prezanton rregullisht autorë nga Evropa Juglindore dhe ajo Qendrore, shkruan tt.com.at.
“Poezia, në botën e sotme të letërsisë kufizohet me njëfarë ekzistence në hije: lidhur me këtë gjendje të saj patën mundësinë të binden ata dhjetëra njerëz të interesuar që erdhën mbrëmjen e të martës për të dëgjuar dy autore të reja por tashmë me shumë përvojë dhe një autor. Ata lexuan nga krijimtaria e tyre, e cila pjesërisht ishte ende e pabotuar.
Hapjen e bëri Ervina Halili, autorja shqiptare nga Kosova, transmeton albinfo.ch. Ajo në këtë aktivitet ka prezantuar njëkohësisht edhe librin e saj me poezi, në gjuhën gjermane dhe shqipe, të promovuar rishtas në Panairin e Librit në Laipzig, me titullin “Der Schlaf des Oktopus” (Gjumi i oktapodit).
Poezitë e Halilit, siç e thotë dhe ajo vetë, janë fjalëkryqe fragmentarë, përmes të cilave përvijohet realiteti. Ajo në poezinë e saj punon me copëza mitologjike, figura përrallash dhe gjithçka tjetër që ka të bëjë me të magjishmen. Poezia e Ervinës, së paku për aq sa ndjehet nga përkthimi kumbues i Andrea Grill, priret nga ritmika markante, përcjell albinfo.ch. Sado që tekstet duken të shkëputura nga realiteti banal, megjithatë mund të pikaset se ato merren me historinë më të re luftarake të vendit të saj dhe me të gjitha tmerret e kësaj historie”, shkruan veç tjerash portali austriak.
E-Diaspora
-
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 Talenti me prejardhje nga Kosova fiton besimin e klubit bavarez dhe pritet të jetë pjesë e... -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje -
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve














