Sport
Erjona: Martesa me Blerimin ishte si në ëndërr
“Martesa u mbajt më 10 korrik 2015. Si në traditën tonë, u bë në tri vende. Një në qytetin tim Shkodër, një në qytetin e tij në Tetovë, dhe më e rëndësishmja ishte në Shkup ku ishin 350 të ftuar. Kam qenë shumë e emocionuar. Ceremonia ka qenë përrallore”, ka treguar Erjona Sylejmani
Erjona Sulejmani nuk është vetëm gruaja e futbollistit të njohur, Blerim Xhemaili. Ajo është modele shumë e njohur, si dhe ish-Miss Shqipëria. Erjona nga revista italiane “GQ” ishte zgjedhur tifozja më e bukur e Kampionatit Evropian, derisa më pas kishte pozuar me rroba banjo për “Made in Italy”. Ajo në një rrëfim për “Chi è Chi” ka treguar për lidhjen me Blerim Xhemailin dhe djalin e tyre Luanin, përcjell albinfo.ch.
“Unë kam lindur në Shkodër të Shqipërisë, por kam ardhur në Itali në moshën 10-vjeçare. Një pjesë e familjes time jeton këtu në Sirmione dhe në Shkodër”, ka treguar në fillim bukuroshja shqiptare.
Më pas Erjona ka treguar për lidhjen me Blerim Xhemailin. “Ai kishte parë një foto timen në konkursin e “Miss Albania” dhe kur fitova titullin e Miss elegancës, ai mori numrin nëpërmjet një gazetari dhe më pas më kontaktoi. Mesazhi i tij i parë ishte: Je e bukur, je shqiptare, flet italisht, dua të martohemi. Më pëlqeu vendosmëria e tij. Pas disa kohësh dolëm dhe menjëherë e kuptuam se jemi bërë për njëritjetrin. E dashuroja thjeshtësinë e tij, humori dhe qetësia. Nuk i rezistova dot dhe i thash “po””, ka thënë Erjona.
Nuk kaloi shumë kohë dhe ai i propozoi. “Kjo ndodhi pas gjashtë muajsh. Ai për vitin e ri më dërgoi në Paris dhe ishte një udhëtim shumë romanik. Në Champs-Élysées nxori unazën dhe më pyeti: Do të martohesh me mua. Në fillim iu përgjigja me shaka se do të mendojë për këtë, por nuk mund të rezistoja dhe i thashë ‘po’”, shtoi modelja shqiptare.
Më pas ajo ka treguar për ceremoninë e dasmës. “Martesa u mbajt më 10 korrik 2015. Si në traditën tonë, u bë në tri vende. Një në qytetin tim Shkodër, një në qytetin e tij në Tetovë, dhe më e rëndësishmja ishte në Shkup ku ishin 350 të ftuar. Kam qenë shumë e emocionuar. Ceremonia ka qenë përrallore. Gjithçka ka qenë e organizuar në detajin më të vogël. Rrobat gjithashtu ishin përrallore”.
Ajo shtoi se nuk kanë zhvilluar muajin e mjaltit, pasi nuk kishin kohë, kurse ka treguar se mundohet t’i përkushtohet shumë djalit të tij, Luanit.
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë











