Lajme
Emigrantët aziatikë me TBC, kërcënojnë Preshevën
Sipas UNHCR-së, komuna e Preshevës dhe komunat e tjera të Serbisë jugore pranojnë deri në 300 refugjatë në ditë. Disa nga ta kanë sëmundjen e tuberkulozit
Vetëm gjatë ditëve të fundit, më shumë se 2 mijë refugjatë aziatikë dhe afrikanë kanë arritur në Stacionin e Policisë në Preshevë. Atyre u jepet një qëndrim 72 orësh në Serbi, për të kaluar më pas në shtetet tjera të Bashkimit Evropian, pasi që synimi i këtyre refugjatëve është perëndimi.
Për pranimin e tyre, Kryqi i Kuq ka vendosur tenda ndërmjet stacionit policor dhe stadiumit të qytetit në pjesën e gjelbëruar pas shkollës.
Siç tha se Bratislav Lazareviqit nga Kryqi i Kuq të Bujanocit, rreth 30 për qind e emigrantëve janë fëmijë, ndërsa ka edhe shumë të sëmurë nga tuberkulozi, çka paraqesin rrezik epidemie edhe në Luginën e Preshevës.
“Shumë prej tyre janë të sëmurë prej tuberkulozit, kanë plagë nëpër këmbë nga ecjet e gjata. Në tërë aksionin është përfshirë edhe Ushtria e Serbisë, këtu janë edhe mjekët nga spitali ushtarak i Nishit që japin ndihmën e parë”, deklaroi Lazareviq, citon portali Presheva,com.
Më e rëndësishmja, sipas tij, është që të ndërpresim përhapjen e sëmundjes dhe për këtë arsye kërkohet ndërtesë e cila do të shërbej si qendër pranimi, në të cilën do të mund të ndahen të sëmurët nga të shëndoshët.
Për të parë nga afër gjendjen, në Preshevë ka qëndruar ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Aleksandër Vulin. Ai ka kërkuar që të hapen ambientet e Fabrikës së Duhanit që ata të stacionohen aty, ndërsa kërkoi ndihmën ndërkombëtarët për menaxhimin e kësaj vale refugjatësh.
“Ne jemi shtet i vogël dhe jo shumë i pasur, për këtë arsye ju kemi drejtuar Komisionit Evropian, UNHCR se kemi nevojë për ndihma në ushqim, ilaçe, vetura dhe kamera termovizive”, deklaroi Vulin.
Ndryshe sipas UNHCR-së, komuna e Preshevës dhe komunat e tjera të Serbisë jugore pranojnë deri në 300 persona në ditë të cilët kanë nevojë për ndihmë urgjente humanitare.
Shumica e refugjatëve (90%) janë nga Siria, Afganistani, Iraku dhe vendet e tjera të prekura nga lufta.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












