Lajme
Ekspozita “Gjergji në art” – një homazh artistik për heroin kombëtar
Një moment i veçantë do të jetë koncerti recital i pianistit të mirënjohur Leutrim Aliji, i cili ndër të tjera do të interpretojë suitën simfonike kushtuar Skënderbeut
Në nderim të 620-vjetorit të lindjes së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, Shoqata “Gjergj Kastrioti” në Zvicër organizon ekspozitën artistike “Gjergji në art”, një ngjarje e veçantë që bashkon historinë, kulturën dhe krijimtarinë shqiptare në një përjetim të rrallë vizual dhe muzikor.
Data: 18 Maj 2025
Vendndodhja: Grampenweg 5, 8180 Bülach, Zvicër
Pritja e mysafirëve: nga ora 11:00
Fillimi i programit: në ora 13:00
Çmimi i hyrjes: Sipas dëshirës
Ekspozita do të sjellë:
- Piktura – portrete dhe skena historike nga jeta e Skënderbeut
- Skulptura – vepra që mishërojnë madhështinë dhe heroizmin e tij
- Vizatime dhe grafikë – interpretim artistik i figurës së tij
- Fotografi artistike – kompozime të frymëzuara nga kryeheroi ynë
- Forma të tjera arti vizual – çdo krijim që nderon Skënderbeun
Një moment i veçantë i ngjarjes do të jetë koncerti recital i pianistit të mirënjohur Leutrim Aliji, i cili ndër të tjera do të interpretojë veprën ikonike të Çesk Zadesë, “Suitë Simfonike nga Skënderbeu” – një kompozim që ngërthen thellësisht shpirtin heroik të kombit shqiptar.
Kjo është një mundësi unike për të përkujtuar figurën madhështore të Skënderbeut përmes artit dhe muzikës, për të ndarë vlera të përbashkëta kulturore dhe për të përjetuar krenarinë tonë kombëtare në një atmosferë të denjë e frymëzuese.
Për më shumë informacion, ju lutemi na kontaktoni: [email protected]
Mob. 0754150020
Të gjithë janë të mirëpritur!
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit18 Maj 2025
- Ora11:00
- LokacioniBülach (ZH)
- Data e përfundimit18 Maj 2025 - 15:00
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










