Lajme
Edhe këtë mëngjes, kolona të gjata në Merdar e te Dheu i Bardhë
Pritjet deri në tri orë për të hyrë në Kosovë
Bashkatdhetarë të shumtë të cilët jetojnë në vende të ndryshme të Evropës kanë vendosur që festat e fundvitit t’i kalojnë në Kosovë.
E kjo ka bërë që në pikat kufitare të ketë fluks të madh të automjeteve, duke rikthyer edhe pritjet e gjata.
Fluks i madh vërehet në pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, në Merdar dhe të Dheu i Bardhë.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar (raporti i orës 07:39), bashkatdhetarët në pikën kufitare në Merdar po presin deri në 2 orë e 20 minuta për të hyrë në Kosovë, kurse kolona e automjeteve është 900 metra.
Kurse te Dheu i Bardhë pritjet janë më të shkurta deri në gjysmë ore, dhe kolona e automjeteve është 150 metra.
Fluks të bashkatdhetarëve ka edhe në pikat e tjera kufitare, Muçibabë dhe Mutivodë.
Në këto dy pikë kalime kufitare pritjet janë nga 10 deri në 30 minuta, kurse kolona e automjeteve arrin deri në 100 metra.
Dy vendkalimet kufitare me Serbinë në veri të vendit, në Jarinjë dhe Bërnjak, po vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura, si pasojë e barrikadave të vendosura nga serbët në rrugët magjistrale që shpien në këto dy pika kufitare, shkruan Telegrafi, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë








