Sport
Duka i kënaqur me Panuccin, synon Evropianin
Sipas Dukës, Shqipëria po ka paraqitje të mira dhe tani synon të marrë pjesë sërish në Evropian, e më pas të mendojë për kualifikim në kampionatet e ardhshme botërore
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, është ndarë i kënaqur me punën fillestare të përzgjedhësit Christian Panucci.
Sipas Dukës, Shqipëria po ka paraqitje të mira dhe tani synon të marrë pjesë sërish në Evropian, e më pas të mendojë për kualifikim në kampionatet e ardhshme botërore.
“Në total do ta konsideroja një edicion pozitiv. Kemi zhvilluar 10 ndeshje, kemi arritur vendin e tretë në klasifikim, më të mirin e Shqipërisë. Në tërësi gabimet nuk kanë qenë të mëdha. Ka qenë një paraqitje e mirë, ndoshta një lojë jo e mirë por futbolli është cinik. Duhet të shohim në lojën e dhuruar, rezultatin dhe në total është një punë e kënaqshme. Fatkeqësi e Panuccit dhe e stafit të tij që kishte dy kundërshtarë shumë të fortë dhe pse ndoshta e meritonim një pikë me Italinë”, ka thënë Duka.
Ai ka folur edhe për Ligën e Kombeve, në të cilën Shqipëria është në Ligën C. Duka ka deklaruar se synimi kryesor do të mbetet Liga B.
“I kam hedhur një sy ndarjes së grupeve të UEFA Nations League dhe mendoj se objektivi i Shqipërisë është jo grupi C, ku gjendemi por grupi B. Në asnjë rast nuk mund të mendojmë të jetë në C. Ne kemi mundësi reale për të marrë pjesë në mënyrë të vazhdueshme dhe në ndonjë rast në Botëror. Ndeshjet e fundit kanë konfirmuar se Shqipëria është ekip i fortë dhe kompetitiv”, ka shtuar më tej Duka.
E-Diaspora
-
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se ka nisur shpërndarja falas e teksteve të gjuhës... -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak -
Program falas në gjuhën shqipe për fëmijët shqiptarë në Cyrih -
Donacion për spitalet në Maqedoninë e Veriut, nga mërgata shqiptare e Cyrihut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Austri
-
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas Qeveria austriake i ka dërguar parlamentit një rregullore të re mbi ndihmat familjare për personat e... -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena














