Lajme
Dogana e Kosovës: Për një javë u importuan 6.2 milionë kilogramë grurë
Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, ka thënë se nga data 16 deri më 22 mars Kosova ka shënuar një rekord në importimin e grurit.
“Importi i grurit është rritur në masë të madhe. Nga data 16 deri më 22 mars Kosova ka importuar 6.2 milionë kilogram grurë, që është një sasi jashtëzakonisht e madhe për tregun e Kosovës. Por kjo është si pasojë e konsumit të madh të miellit që po bëhet në Kosovë”, tha ai.
Zëdhënësi i Doganës të Kosovës thotë se ka një rritje të lehtë të importimit të produkteve tjera ushqimore, por trendi nuk ka lëvizur shumë në krahasim me vitin e kaluar.
“Nga 9 deri më 22 mars kemi pasur importe të produkteve me vlerë rreth 120 milionë euro, që është pothuajse trend i njëjtë me atë të vitit të kaluar”.
Stavileci duke folur për importet nga Serbia dhe Bosnja pas heqjes së tarifës për lëndën e parë ka thënë se deri më tani ka ardhur vetëm një maune me produkte ambalazhuese.
Ai thotë se megjithatë importi i lëndës së parë nga Serbia dhe Bosnja nuk ka qenë i madh as para vendosjes së tarifës 100 për qind.
“Vetëm 29 milionë euro ka qenë vlera vjetore e importeve të produkteve të lëndës së parë para tarifës 100 për qind dhe nuk mund të pritet ndonjë rritje e madhe e importeve nga këto vende”, deklaroi ndër të tjera Adriatik Stavileci, shkruan Indeksonline, përcjell Albinfo.ch.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Rame Lahaj gati për nisjen e “PASSION & ORIGIN” më 10 tetor Tenori kosovar me famë ndërkombëtare, Rame Lahaj, është në ditët e fundit të përgatitjeve para koncertit... -
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë»
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027













