Lajme
Do të jem një president ndryshe
Edhe pse akoma nuk e ka dhënë betimin si president, Thaçi thotë se ka besim se liderët e politikës kosovare do ta zgjidhin tensionin politik
Për herë të parë pasi u zgjedh president i Kosovës në një seancë tepër të ngarkuar dhe me gaz lotsjellës, Hashim Thaçi ka zgjedhur një medium të Shqipërisë, TCH për të dhënë intervistë. Ai megjithatë premton se do të jetë një president ndryshe, gjatë pesë viteve të ardhshme. Edhe pse akoma nuk e ka dhënë betimin si president, Thaçi thotë se ka besim se liderët e politikës kosovare do ta zgjidhin tensionin politik.
Zoti president, a keni ndonjë plan konkret për dalje nga kriza politike dhe besoni se opozita do ti përgjigjet thirrjes për takim me ju?
Thaçi: Unë kam besim se tek liderët politik të Kosovës do të dominojë vullneti politik. Do të dominojë energjia pozitive që të gjejmë zgjidhjen e pranueshme të përbashkët për ecje përpara.
Çfarë prisni nga Gjykata Speciale tani që kanë përfunduar të gjitha procedurat për formimin e saj?
Thaçi: Ne si Kosovë i kemi përmbyllur të gjitha procedurat e nevojshme, të gjitha obligimet që i kemi karshi bashkësisë ndërkombëtare. Unë mendoj se Gjykata Speciale duhet të shfrytëzohet si një avantazh për konsolidimin dhe forcimin e shtetit tonë dhe fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të vendit tonë. Kështu që ne nuk kemi asgjë për të fshehur dhe do t’i japim mbështetje të plotë.
Si president jeni edhe komandant suprem i forcave të armatosura. Kur besoni se FSK do të shndërrohet në ushtri?
Thaçi: Edhe si president i vendit edhe si komandant i forcave të armatosura të Republikës së Kosovës do të punojë menjëherë për themelimin e Forcave të Armatosura, për fillimin e partneritetit për paqe dhe natyrisht edhe gjatë kësaj periudhe 5 vjeçare Kosova të integrohet në NATO.
A keni menduar ende se si do të jetë dita juaj e parë si president i Kosovës?
Thaçi: Mendoj se do të jetë një ditë e veçantë, një ditë e re për Kosovën e re, për Kosovën evropiane. Do të jetë një presidencë më ndryshe dhe një president më ndryshe.
Pas largimit tuaj nga kreu i PDK-së, partia më e madhe në vend ka mbetur pa kryetar për herë të parë pas 17 viteve. Ndërkohë, janë shtuar zërat që zëvendësi juaj i deritanishëm zoti Kadri Veseli mund tu pasojë ju. A mendoni se Veseli mund të udhëheqë PDK-në?
Thaçi: Gjithçka do të jetë në përputhshmëri me statutin e Partisë Demokratike të Kosovës, gjithashtu edhe me vullnetin e njerëzve. Prandaj, kjo çështje i takon tashmë lidershipit të ri të Partisë Demokratike dhe jo presidentit të vendit.
E-Diaspora
-
Rama në Michigan: Do të hapim konsullatën shqiptare, Shqipëria nuk është më vend mbijetese Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zhvilloi një takim me komunitetin shqiptar në Michigan, gjatë vizitës së... -
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












