Bota
Deutsche Bahn me rritje page për punëtorët
Oferta jep 12% për punëtorët më të paguar, dhe 10 deri në 8% për punonjësit me paga më të larta
Kompania gjermane e hekurudhave Deutsche Bahn po iu ofrojnë rritje page punonjësve, në përpjekje për të parandaluar greva të reja, sipas raportimeve të Reuters.
Rritja e ofruar është deri në 12%, me një shtesë speciale prej 2850 euro, për të zbutur efektin e rritjes së inflacionit në pagat e punonjësve.
Rritja e pagave duhet të zbatohet për 24 muaj. Sipas njoftimit, oferta jep 12% për punëtorët më të paguar, dhe 10 deri në 8% për punonjësit me paga më të larta, shkruan Scan, transmetom albinfo.ch.
Sindikata gjermane e hekurudhave EVG theksoi se do t’i përgjigjet ofertës javën e ardhshme, por nuk do të ndërmarrë asnjë veprim deri atëherë. EVG ka organizuar greva të cilat shkaktuan ndërprerje të shumta në trafikun hekurudhor.
Agjencia vë në dukje se sindikata, e cila ka 180 mijë punonjës në Deutsche Bahn në anëtarësinë e saj, më parë kërkoi një rritje të pagës prej 12 përqind ose të paktën 650 euro shtesë në muaj.
Në atë kohë, Deutsche Bahn paraqiti një ofertë për një rritje pagash prej 10 % për punëtorët me pagë më të ulët dhe 8% për ata me paga më të larta, duke përfshirë një rritje graduale.
E-Diaspora
-
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave Në një vilë luksoze në Pfäffikon, me pishinë, tavane tre metra të larta dhe mobilie të... -
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi













