Lajme
Deputetët: Nuk e lëvizim lapidarin
Deputetët e tri kuvendeve komunale kanë nxjerrë një deklaratë politike, me të cilën kërkojnë që çështja e Luginës së Preshevës, të zgjidhet në kuadër të dialogut Prishtinë-Beograd
Këshilltarët shqiptarë të tri kuvendeve komunale të Luginës së Preshevës (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë) nuk kanë pranuar që të hiqet lapidari i dëshmorëve të ish-UÇPMB-së nga oborri i Komunës së Preshevës.
Pas seancës që zgjati disa orë, deputetët e tri kuvende komunale kanë nxjerrë një deklaratë politike, me të cilën kërkojnë që çështja e këtyre komunave të zgjidhet në kuadër të dialogu Prishtinë-Beograd.
Në një seancë të përbashkët mbajtur në Preshevë, këshilltarët shqiptarë thanë se për çështjen e lapidarit kanë përgjegjësi morale edhe Shqipëria dhe Kosova, ndërsa nuk u kundërshtua mundësi që tri komunat me shumicë shqiptare në “jug të Serbisë” të formojnë struktura paralele sikurse serbët në veri.
Kuvendi i Këshilltarëve Shqiptarë, nëpërmjet kësaj deklarate, dënon gjuhën e kërcënimit dhe të urrejtjes së krerëve shtetëror të Republikës së Serbisë lidhur me zhvillimet politike dhe shoqërore në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
“Kuvendi i Këshilltarëve Shqiptarë mbron të drejtën e shqiptarëve për simbolet që shprehin identitetin kombëtar shqiptar dhe kundërshton çdo mënyrë të dhunshme të largimit të simboleve kombëtare, përfshirë lapidarët e dëshmorëve të kombit|, thuhet në njërën nga konkluzat e deklaratës.
Po ashti Kuvendi i Këshilltarëve Shqiptarë shpreh rikonfirmimin e vullnetit te tij te plotë për nevojën e zgjidhjes paqësore dhe politike të çështjes së Luginës së Preshevës.
“Kuvendi fton OKB-në, NATO-n, OSBE-në, Këshillin e Evropës dhe Bashkimin Evropian që te inkurajojnë Qeverinë e Republikës së Serbisë për dialog me përfaqësuesit legjitim politik të Luginës së Preshevës për zgjidhjen e problemeve në Luginën e Preshevës”, thuhet më tej në deklaratë.
Përveç që kërkohet ndihmë konkrete nga Qeveria e Tiranës dhe ajo e Prishtinës për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve të Luginës, Kuvendi po ashtu kërkon që problemi i tri komunave shqiptare të zgjidhet në korrelacion dhe me reciprocitet me serbët e veriut
“Kuvendi i Këshilltarëve Shqiptarë fton Qeverinë e Serbisë dhe Qeverinë e Kosovës që ta kyçin zgjidhjen e çështjes së Luginës së Preshevës sipas parimit të reciprocitetit, në bisedime të cilat po zhvillohen në Bruksel nën ndërmjetësimin e Përfaqësuesës së lartë të BE-së, Catherine Ashton”, thuhet në deklaratën e përbashkët.
Mirëpo menjëherë pas këtij qëndrimi unik të shqiptarëve ka reaguar ambasada e SHBA-ve në Beograd, e cila çështjen e lapidarit në Preshevë e konsideron si çështje të brendshme të Serbisë.
Zëdhënësi i ambasadës së SHBA-së, Steven Stark tha këtë çështje duhet ta zgjidhin përfaqësuesit e zgjedhur të Serbisë.
Po ashtu i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i kryeministrit serb, Ivica Daçiq i cili ka rikonfirmuar qëndrimin e shtetit serb për heqjen me dhunë të lapidarit.
Ai konsideron se lapidari përbën provokim për Qeverinë e Serbisë. “Vendosja e paligjshme e kësaj pllake përkujtimore paraqet provokim për serbët”, ka thënë ai.
“Më së miri do të ishte që vetë shqiptarët në jug të Serbisë ta zhvendosin në një vend të pranueshëm për ne, hapësirë që nuk është pronë publike”, shtoi ai, citon Titulli.
Ndërkaq në mediet e Prishtinës është transmetuar një video-inçizim i një njësiti me maska që vetën e quan Armata Kombëtare Shqiptare (AKSH). E deklaruar dikur si grup i shpërbërë, riparaqitet me një grup të quajtur “kobrat” i cili merr “obligim” për të luftuar kundër serbëve në Luginën e Preshevës.
AKSH kishte ekzistuar edhe më herët, por kohën e fundit paraqitja e saj ka qenë kryesisht vizuele.
E-Diaspora
-
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike Të rinjtë në Re:conmnect duhet të kenë rrëfimin e tyre të cilin do ta “përkthejnë” në... -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili










