Lajme
Dëbimi i diplomatëve iranianë: Shqipëria, në rrezik nga sulmet terroriste dhe kibernetike
Pas dëbimit të dy diplomatëve iranianë, ekspertët shohin një rrezik të shtuar për sigurinë në Shqipëri.
Sipas tyre, më të mundshme janë sulmet e izoluara kibernetike apo terroriste. Vendi ynë dëboi në mesin e javës së kaluar dy diplomatë iranianë, të identifikuar nga autoritetet si Mohammad Ali Arz Peimanemati dhe Seyed Ahmad Hosseini Alast.
Ata u larguan “për shkak të zhvillimit të veprimtarisë në mospërputhje me statusin e tyre dhe parimet e Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike”, shkroi në faqen zyrtare në Facebook ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj.
Rreth një vit më parë, në dhjetor 2018, Shqipëria dëboi ambasadorin e Iranit dhe një diplomat tjetër për “dëmtimin e sigurisë kombëtare”. Vendimi u përshëndet edhe nga Departamenti Amerikan i Shtetit,(DASH). Por prania e muxhahedinëve disidentë është bërë shkak për acarim të vazhdueshëm të marrëdhënieve mes Iranit dhe Shqipërisë. Ajo ka sjellë së fundi edhe përfshirjen indirekte të Shqipërisë në konfliktin mes SHBA-së dhe Iranit, shkruan DW.
Irani e konsideron MEK një organizate terroriste, gjë që sjell një rrezik të shtuar prej regjimit të Iranit kundër sigurisë kombëtare të Shqipërisë. Redion Qiriazi, ekspert për ҫështjet e sigurisë kombëtare, tha për DW se dëbimi i dy diplomatëve iranianë mund të pasohet me një situatë të rënduar të sigurisë kombëtare.
“Kërcënimi me i mundshëm është ai i sulmeve te izoluara kibernetike apo terroriste, ku Irani ka kapacitete të konsoliduara dhe të testuara. Këto sulme mund te ndërmerren në territorin shqiptar, por edhe në vendet ku Shqipëria ka trupa me misione ushtarake, në veçanti në Lindjen e Mesme apo Azinë Qendrore”, është shprehur eksperti, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Rame Lahaj gati për nisjen e “PASSION & ORIGIN” më 10 tetor Tenori kosovar me famë ndërkombëtare, Rame Lahaj, është në ditët e fundit të përgatitjeve para koncertit... -
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë»
Jeta në Austri
-
Si të kontrolloni rrezikun e përmbytjeve para se të merrni me qira ose të blini një shtëpi në Austri? Fakti që një pronë në Austri është klasifikuar si tokë ndërtimi, nuk do të thotë domosdoshmërisht... -
Austria planifikon pushim të paguar për gratë pas abortit spontan -
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë











