Lajme
Cyrih: Inxhinieri shqiptar, emër suksesi në kompaninë e njohur “Terra Vermessungen” AG

Një numër i konsiderueshëm i mërgimtarëve po arrijnë suksese në diasporë, duke u bërë emra të njohur dhe duke zotëruar poste të mira pune. Zvicra pa dyshim se është një nga shtetet evropiane, ku mundësia e arsimimit, punësimit, depërtimit në karrierë dhe formimit profesional e etik është shumë e madhe.
Arritjeve të shqiptarëve në Zvicër pa dyshim i shtohet edhe Emiljano Hoxha, një inxhinier i suksesshëm në një ndër „top“ firmat më të mëdha në Zvicër, “Terra Vermessungen” AG, transmeton albinfo.ch.
Ai është lindur në Bulqizë, Dibër, kreu shkollën e mesme po në vendlindje, studimet Bachelor në Universitetin Politeknik të Tiranës, dega Inxhinieri Gjeoinformatike. Pas përfundimit të studimeve Bachelor, ai punoi si Inxhinier Gjeodet në minierën e kromit Bulqizë.
Me ambicien për të përfituar një përvojë evropiane, Hoxha vazhdoi Masterin në Gjermani, në “Karlsruhe Institut für Technologie”, në degën “Gjeodezi dhe Gjeoinformatikë”. Më pas punoi si inxhinier gjeodet në ndërtimin e tuneleve, ku nga ana gjeodezike ndërtoi tunelin rrugor të tretin më të madh në Gjermani (Kramertunnel), i ndodhur në Bayern.
Me dëshirën për të marrë pjesë në sa më shumë projekte ndërkombëtare në fushën e tij, ai u vendos në Zyrih të Zvicrës. Që nga nëntori i vitit të kaluar, Emiljano Hoxha punon si drejtues projektesh në sektorin “Mobile Mapping”, në një nga kompanitë më të njohura në Zvicër, “Terra Vermessungen” AG, punë e cila konsiston në dixhitalizimin e infrastrukturës rrugore si dhe në aplikimin e inteligjencës artificiale.
Përveç angazhimit të tij profesional, ai vazhdimisht është angazhuar dhe ka kontribuar në bartjen dhe përçimin e gjuhës, kulturës dhe traditave shqiptare në brezat e ardhshëm. Gjatë qëndrimit të tij në Gjermani, ai ka kontribuuar në shoqata shqiptare, të cilat janë marrë me mësimin e gjuhës, kulturës dhe historisë shqiptare. Të njëjtën gjë, Emiljano do ta vazhdojë dhe në Konfederatën e Zvicër, ku ka qindra e mijëra shqiptarë.
Ai po ashtu është pjesë e Shoqatës së Inxhinierëve Shqiptarë në Zvicër (AES), shoqatë profesionale, në mesin e të cilës bëjnë pjesë arkitektët dhe inxhinierët shqiptarë në Zvicër.
E-Diaspora
-
FDP kandidon Përparim Avdilin për kryebashkiak të Cyrihut Bordi Ekzekutiv i FDP-së, Qyteti i Cyrihut propozon kryetarin e kësaj partie për Cyrihun, Përparim Avdilin...
-
Pagat marramendëse në startup-i e ri të Mira Muratit
-
Rriten për 3% remitencat në Kosovë në periudhën janar–maj
-
Angli
Angli: Sara me dy diploma ndërkombëtare për Arkitekturë
-
Angli: Vrau 27 vjeçarin shqiptar, dënohet me burgim të përjetshëm
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor