Kosova
Çka thonë Haradinaj e Thaçi për takimin në Berlin?
Krerët e Kosovës i janë bashkuar takimit në samitin e Berlinit, ku janë pritur nga kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, shkruan albinfo.ch.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, këtë takim e ka vlerësuar si mundësi të mirë për liderët e rajonit, që të flasin hapur për sfidat dhe aspiratat e përbashkëta drejt rrugës euro-atlantike.
“Pritje nga Kancelarja Merkel dhe Presidenti Macron, në fillimet e takimit të nivelit të lartë për vendet e Ballkanit Perendimor. Ky takim është një mundësi e mirë që liderët e rajonit të flasim hapur për sfidat dhe aspiratat e përbashkëta drejt rrugës euro-atlantike”, ka shkruar Haradinaj, përcjell albinfo.ch.
Kurse Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shpërndarë disa fotografi nga takimi, siç e ka quajtur ai “mikpritja gjermano franceze”.

Kancelarja Angela Merkel më parë është takuar edhe me përfaqësuesit e Shqipërisë, ku siç njoftoi ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, Merkel ka konfirmuar mbështejen absolute për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
E-Diaspora
-
Suedi
Dy akademikë nga Kosova ndër më të spikaturit në universitetet suedeze Miranda Kajtazi, docente në Universitetin e Lundit, dhe Bahtijar Vogel, udhëheqës i Departamentit të Shkencave Kompjuterike... -
Nga Zvicra në Prishtinë: Mjekët shqiptarë frymëzojnë gjeneratën e re të studentëve të mjekësisë -
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë
Jeta në Austri
-
A do të punonit në Austri për 2200 euro? Austria kërkon punëtorë sezonalë në prag të sezonit dimëror... -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë










