Lajme
Çdo i pesti fëmijë në Kroaci është i varfër
Studimi i UNICEF-it ka publikuar rezultate dramatike për fëmijët në Kroaci.
Studimi i UNICEF-it për varfërinë e fëmijëve parashkollorë në Kroaci është prezentuar në takimin e Komisionit për Drejtësi Sociale me presidentin e Kroacisë.
Studimi tregon rezultate dramatike, për shkak se në vitin 2012 ka pasur 20 për qind, apo 60 mijë fëmijë që jetojnë nën pragun e varfërisë.
Nga ky numër 40 për qind as çdo të dytën ditë nuk mund të marrin një vakt me mish ose peshk, paralajmëron UNICEF.
Kriza në Kroaci, e cila ka hyrë në vitin gjashtë, ka rezultuar një rritje dramatike të varfërisë që ka goditur grupet më të rrezikuara sociale të pambrojtura, dhe ata janë vetëm fëmijët, tha presidenti kroat, Ivo Josipoviç.
Sipas tij, fëmijët janë jo vetëm e ardhmja e Kroacisë.
Ai vlerësoi faktin që për shkak të varfërisë dhe papunësisë së prindërve, janë të ekspozuar fëmijët, të cilët nuk u përkasin të ashtuquajturave grupe margjinale, d.m.th fëmijët nën rrethana të tjera ekonomike do të duhej t’i kenë të gjitha kushtet për zhvillimin e suksesshëm dhe rritjen ekonomike.
Në hulumtim, për të cilin janë përdorur të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikës, kanë marrë pjesë 1139 prindër të fëmijëve të moshës parashkollore dhe Qendrat e kujdesit social.
Sondazhi tregoi se 65 për qind e fëmijëve nga familjet e varfra jetojnë në zonat rurale dhe 47 për qind e tyre nuk kanë shtratin e tyre për të flejtur. Nga familjet në asistencë sociale, 68 për qind thanë se nuk kanë ushqim.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











