Shkurt.ch
Blocher dhe Brunner mbeten mbrapa Diener dhe Sutter-Keller
Verena Diener e GLP-së mund Blocherin e SVP-UDC-së, dhe Karin Sutter-Keller prin dukshëm para Toni Brunner-it të SVP-UDC-së
Update (13:35)
Në kantonin e Cyrihut, Verena Diener nga Të Gjelbrit Liberalë (GLP) ka fituar që tash shumicën absolute. Menjëherë pas saj vjen kandidati i FDP-LDR Felix Gutzwiller. Por, ajo që bie në sy më shumë është se ideologu i SVP-UDC-së, ish anëtari i Qeverisë Federale Christoph Blocher është shumë mbrapa dyshes së parë të kandidatëve të Cyrihut për Dhomën e Kantoneve.
Në garat për pëfaqësim në Dhomën e Kantoneve, në Kantonin St. Gallen, politikania e njohur e FCP-LDR Karin Keller-Sutter po prin me një dieferencë të madhe ndaj kryetarit të SVP-UDC-së, Toni Brunner. Sutter-Keller nga numrimi i deritashëm i votave në gjysmën e 85 komunava sa ka kantoni, ka mbledhur 31`108 vota që është mbi shumicën e nevojshme absolute (23633). Ndërkaq Brunner mban aktualisht vendin e dytë, me 18`808 vota dhe nën shumicën absolute.
Update (13:10)
Anita Fetz nga kantoni Baselstadt rezulton të jetë fituesja e parë, e proklamuar tashmë, e ditës së zgjedhjeve për Parlamentin Nacional të Zvicrës është. Fetz ia ka dalë që të rizgjidhet përDhomën Nacionale të Parlamehntit të Zvicrës, duke lënë shumë mbrapa kandidatin e SVP-UDC-së nga ky kanton, Sebastian Frehner.
Në Kantonin Graubünden, një koalicion i majtë, i përbërë nga SP-PS, Të Gjelbrit dhe Liberalët e Gjelbër janë në përparësi ndaj partive të djathta. Në 67 komuna ku janë numruar votat, nga gjithsej 178 komuna sa ka kantoni, ky koalicion ka tashmë 26.54% të votave.
Po kështu në kantonin Baselstadt, të Gjelbrit sipas rezultateve të para, do të humbin një vend në Parlamentin e Zvicrës (Anita Lachenmeier), vend ky që duket se do ta fitojë CVP-PDC.
Zviceranët votojnë për parlamentin e tyre
Sot në Zvicër po mbahen zgjedhjet nacionale, për të dy dhomat e Parlamentit të shtetit. Zgjedhjet, që mbahen një herë në katër vjet, përcaktojnë se kush do t`i përfaqësojë zviceranët në nivel federal, në Bernë.
Rreth 5 milionë shtetas të Zvicrës me të drejtë vote, këtë të drejtë kanë mundur ta ushtrojnë disa ditë para ditës së zgjedhjeve, përmes postës, ndërsa sot këtë mund ta bëjnë në vendvotimet e caktuara në të gjitha lokalitetet e vendit, deri në orën 12.00.
Pak pas orës 12.00 do të fillojnë të publikohen edhe përllogaritjet e para për rezultatet e zgjedhjeve në lokalitete dhe kantone. Gjatë orëve të pasdites do të fillojnë të precizohen të dhënat nga terreni dhe kështu, legjislatura e 49 e Parlamentit të Zvicrës fillon të marrë konturat e veta.
Ndërkaq, në orën 19.00, pritet të publikohen rezultatet e para në nivel nacional.
Parlamenti që do të zgjidhet sot përbëhet nga Dhoma Nacionale me 200 anëtarë dhe Dhoma e Kantoneve me 46 anëtarë. Në të parën zgjidhen deputetë nga i gjithë vendi, në bazë të numrit banorëve që kanë kantonet, por me detyrim që megjithatë secili kanton të ketë së paku një deputet.
Ndërsa në Dhomën e Kantoneve çdo kanton përfaqësohet nga 2 deputetë ndërkohë që gjysmëkantonet nga një deputet.
E-Diaspora
-
Kërkohet 13-vjeçari Eduart Arifi në Radolfzell të Gjermanisë Policia dhe familja kërkojnë ndihmë për gjetjen e djalit të zhdukur që nga mëngjesi i sotëm... -
Nju-Jork
“United FestivAlb” bashkon diasporën shqiptare në Nju-Jork -
Kanadë
“Dy Emra / Two Names”, filmi nga Toronto që sfidon heshtjen mbi lirinë e gruas shqiptare -
St.Gallen
Njihuni me Flamur Ademin, talentin shqiptar që i bashkohet St. Gallen U15 -
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit
Jeta në Austri
-
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit Kur isha në shkollë fillore, 1 Maji për mua ishte thjesht një ditë në natyrë me... -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton shërbime të mbyllura konsullore në disa data të majit 2026 -
Autoritetet e Austrisë dhe Shqipërisë çmontojnë rrjet kriminal të mashtrimeve online me vlerë 50 milionë euro, 10 të arrestuar -
Trupa e teatrit të Gjakovës “Hadi Shehu” shfaq me 27 prill vepren “Vojçeku” në Vjenë -
Austria planifikon rregulla më të rrepta për ofertat e kreditit online













