Tematike
Besim Halimi, floktari më i mirë në Zvicër
Ai, në garat për "Oscar"-in e floktarisë ka lënë mbrapa emra si Enzo di Giorgio ose Robertro Vito, kampionë botërorë të profesionit të tyre
Floktari (frizeri) nga qyteti Thun i kantonit të Bernës, shqiptari 32 vjeç nga Presheva, Besim Halimi, përveç që ka fituar në kategorinë e meshkujve në “Swiss hairdressing Awards”, është zgjedhur edhe floktari i vitit në nivel të Zvicrës. Kështu shkruan gazeta “Thuner Zeitung” duke e prezantuar Besimin, si një artist sa i takon rregullimit të flokëve.
“Haircut Professional Bes” quhet punëtoria në Thun, ku Besimi me vëllanë Afrimin dhe një numër punëtoresh bëjnë punën profesionale që është vlerësuar në garën kryesore të kësaj fushe, që është mbajtur në Cyrih.
“Natyrisht që kam shpresuar dhe kam dëshiruar pa masë të marr me vete një titull”, thotë Besimi për gazetën në fjalë, duke folur për spektaklin në Maag Event Hall të Cyrihut, kur kishin qenë rreth 700 veta.
“Por, një sukses të tillë nuk mund ta parashikosh”, shton ai. Sepse, këtë e tregon edhe përvoja e tij e vitit të kaluar; ishte nominuar për 4 kategori por në fund kishte mbetur duarthatë. “Zhgënjimi ishte i madh atëherë… dhe pikërisht për këtë arsye, tashti gëzimi është për aq më i madh”, shprehet Besim Halimi.
Besimi dhe vëllai i tij, Afrimi, ishin nominuar së bashku për tetë kategori të ndryshme, shtatë herë. Vetëm në tri kategori nuk u zgjodhën kreacionet e tyre, por prandaj, në kategoritë si “për meshkuj” dhe atë “publiku”, ata u zgjodhën nga dy herë.
Si fitues në kategorinë për meshkuj, Besimi në fund ngadhënjeu ndaj fituesve të kategorive “Për gra, Zvicër I” dhe “Për gra, Zvicër II”, duke marrë titullin “”Hairdresser of the year” (Floktari i vitit). Ky trofe tërheq me vete edhe një veturë, të cilën mund ta vozisë gjatë një viti dhe mallra bashkë me një premi prej shumë mijëra frangash.
“Është shpagimi për punën shumëvjeçare “, thotë pronari i lokalit të floktarisë, të cilin e udhüeheq nga viti 2006.
Por Besim Halimi, njohuritë e tij prej floktari profesionist i bart edhe te të rinjtë, përmes seminareve që i mban për ta në qytete të ndryshme të Zvicrës. Ai është një floktar me pasion.
Ai ndjehet krenar që në garat për “Oscar”-in e floktarisë ka lënë mbrapa emra të mëdhenj si Enzo di Giorgio ose Robertro Vito, që të dy kampionë botërorë të profesionit të tyre.
Por, Besimi vazhdon të jetë modest. “Urimet e shumta që kam marrë (nga konkurrentët) më kanë gëzuar së tepërmi. Para së gjithash përzemërsia me të cilënm më drejtoheshin. Aty nuk kishte asnjë gjurmë të zilisë”, thotë ai.
Halimi, me të drejtë shpreson se lokali i tij do të përfitojë nga jehona mediale që ka bërë suksesi i tij në nivel të vendit. Dhe, për këtë duket se shanset janë të mira. Me kreacionet e tij, Besimi prej vitesh ka kaluar kufijtë e Zvicrës.
Në vitin 2009, magazina profesionale “Top Hair International” që shitet në Belgjikë, Holandüe, Luksemnburg, Gjermani, Austri dhe Zvicër i pati kushtuar atij plotë tetë faqe.
E-Diaspora
-
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik Kurti: Përtej granteve financiare nga Gjermania, Kosova ka nevojë për qasje në treg ... -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër -
Olso
Sukses akademik, Fikri Hajdari fiton doktoraturën në Norvegji -
Londër
Besa Sharrah emërohet anëtare e Komisionit për Evropën Lindore në Ohio -
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra
Jeta në Austri
-
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë 15 artistë garojnë në gjysmëfinalen e parë, ndërsa festivali zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe... -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten












