Sport
Berisha si Ronaldo e Ibra
Besart Berisha është nderuar nga krijuesja e lojës FIFA 2017, pasi ka shënuar 100 gola në futbollin australian. Këtë çmim më herët e kanë marrë Cristiano Ronaldo e Zlatan Ibrahimoviq
Sulmuesi nga Prishtina, Besart Berisha ka shkëlqyer në kampionatin australian, duke thyer shumë rekorde, e duke fituar shumë çmime, shkruan albinfo.ch.
Por, një çmim special ka ardhur për futbollistin e Përfaqësues së Kosovës. Ai është nderuar nga kompania e lojërave EA Sports, pasi ka shënuar 100 gola në futbollin australian.
Ai është nderuar me pakon vjollcë nga krijuesja e lojës FIFA 17 pasi ka arritur shifrën magjike prej 100 golave. Berisha është bërë lojtari i parë nga Australia apo Azia që është shpërblyer me këtë pako.
Sulmuesi prishtinas i bashkohet Cristiano Ronaldos, Zlatan Ibrahimoviqit, Wayne Rooneyt dhe Harry Kane, të cilët janë shpërblyer me këtë çmim.
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë












