Bota
BE synon ndryshimin e legjislacionit të azilit
Në dritën e krizës së madhe të refugjatëve që ka kapluar Evropën, disa nga shtetet kryesore të BE-së po provojnë të ndryshojnë gjërat në legjislacionin e azilit në këtë bashkësi. Kështu, ministrat e jashtëm të Gjermanisë, Francës dhe Italisë, Frank-Walter Steinmeier , Laurent Fabius dhe Paolo Gentilini po kërkojnë vendosjen e rregullave të reja në fushë të azilit.
Sipas tyre, rregullat që tash janë në fuqi në shtetet evropiane janë të vjetëruara. Ato janë vendosur para 25 vitesh dhe për këtë arsye duhet të ripunohen, thuhet në një komunikatë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Italisë. Tre ministrat kërkojnë më tutje një ndarje më të drejtë të refugjatëve në mes të shteteve anëtare të BE-së.
Me këtë rast tre ministrat kanë nënshkruar një dokument të përbashkët mbi çështjen për të cilën janë mbledhur. Ata kanë vendosur që këtë temë ta trajtojnë në takimin e ministrave të jashtëm që mbahet në fundjavën që vjen.
E-Diaspora
-
Cyrih: Promovohet libri i Arbër Ahmetajt “Gruaja e ambasadorit” Më 19 shtator 2026, në Bibliotekën Pestalozzi Hardau në Cyrih, do të mbahet përurimi i librit... -
Itali, vrau kosovarin për 30 mijë euro borxh dhe ia dogji trupin -
10 këngët më të njohura të Dua Lipës që kanë shënuar karrierën e saj -
Gjermani
Dy motra nga Kosova, një histori suksesi ndërkombëtar në fushën e inxhinierisë në Gjermani -
Adrian Simnica përfaqëson rininë shqiptare në Parlamentin Evropian
Jeta në Austri
-
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen Qeveria po reformon shtyllën e dytë të sistemit të pensioneve. Nga viti 2028, pensioni suplementar do... -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci











