Sport
Baseli me rekord përfitime
Përfitimet e kampionëve të Zvicrës po rriten nga viti nga vit. Shitja e lojtarëve dhe pjesëmarrja në garat evropiane është një faktor kyç për të ardhurat e klubit
Në verë, eksperti financiar, Stephan Werthmuller do të largohet nga Baseli. Ai ka arritur disa rekorde. Në vitin 2016 Baseli kishte një qarkullim prej 132 milionë franga, vetëm nga transferet, shkruan ‘Blick’.
Embolo u transferua në Schalke për 30 milionë, kurse Elneny në Arsenal për 12 milionë. Duke shtuar këtu edhe marrëveshjet për transferimet e Granit Xhakës e Dragoviq, arkat e klubit zviceran janë shtuar ndeshjen, përcjell albinfo.ch.
Kur përfshijmë këtu edhe shitjen e Shkëlzen Gashit në Colorado, Joiciro Kakitani në Osaka dhe Albian Ajeti në Augsburg, atëherë të ardhurat janë rritur ndjeshëm.
Dy vjet më parë, Baseli kishte rreth 100 milionë, kurse tani ky rekord është tejkaluar. “Të ardhurat nga UEFA do të rritin më shumë arkën e klubit”, thotë Werthmuller. Tregut asnjëherë nuk i dihet me Kinën që ofron miliona euro për futbollistë mesatarë.
Përveç të ardhurave, Baseli ka pasur edhe shpenzime, diku rreth 50 milionë franga, kurse fitimi është 29 milionë.
Në përgjithësi klubi ka grumbulluar 60 milionë franga zvicerane. Të ardhurat do të rriten pasi Baseli si kampion do të luajë në Ligën e Kampionëve, ku do të përfitojnë miliona euro.
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë











