Lajme
Bankat kosovare, për 5 muaj 30 milionë euro fitim
Nëse bëjmë një krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar shihet se fitimi është më i vogël për rreth 9 milionë euro, por prapë mbetet i lartë
Bankat komerciale në Kosovë vazhdojnë të shënojnë rritje të konsiderueshme të të hyrave. Sipas raportit të fundit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), nga fillimi i këtij viti e deri në fund të muajit maj, dhjetë bankat komerciale kosovare kanë arritur të sigurojnë një fitim të pastër prej 30.5 milionë eurosh.
Nëse bëjmë një krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar shihet se fitimi është më i vogël për rreth 9 milionë euro, por prapë mbetet i lartë.
“Gjatë kësaj periudhe kohore të hyrat e bankave kanë qenë 94.7 milionë euro e ku nga kjo shumë të hyrat nga interesi kanë qenë 73.8 milionë euro. Ndërkaq në periudhën e njëjtë kohore shpenzimet kanë qenë 64.2 milionë euro, ku nga kjo shumë shpenzimet e interesit kanë qenë 8 milionë euro, derisa shpenzimet gjenerale dhe administrative kanë qenë 39.9 milionë euro”, thuhet në raportin e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës.
Gjithnjë duke u bazuar në këtë raport shihet se gjatë kësaj periudhe kohore norma në kredi për ekonomi familjare ka qenë 7,8 për qind, derisa për ndërmarrje ka qenë 7,3 për qind. Ndërkaq në anën tjetër, norma mesatare e interesit për depozita për ekonomi familjare ka qenë 0,7 për qind, derisa për biznese ka qenë 1,5 për qind, raporton “Zëri”.
Ndryshe, edhe institucionet mikrofinanciare në vend sivjet vazhdojnë ta rrisin fitimin nga muaji në muaj, deri në të kaluarën ato e kanë mbyllur vitin me bilanc negativ. Duke u bazuar në raportin e fundit të BQK-së shihet se nga fillimi i vitit e deri në fund të muajit maj të gjitha institucionet mikrofinanciare në vend shënuan një fitim të pastër prej 1.4 milion eurosh, derisa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar të gjitha së bashku për pesë muaj kishin arritur të sigurojnë një fitim të pastër prej 800 mijë eurosh.
Ibrahim Rexhepi, njohës i rrethanave ekonomike në vend, thotë se fitimet e bankave po ndodhin në kohën kur ka rënie të normave të interesit në kredi.
“Kjo do të thotë se është rritur vëllimi i kredive dhe i investimeve të tjera që bëjnë bankat dhe kanë një kthim të sigurt”, ka thënë ai.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 Talenti me prejardhje nga Kosova fiton besimin e klubit bavarez dhe pritet të jetë pjesë e... -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje -
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve













