Sport
Artani, djaloshi i rekordeve
Artan Sadriji, tenisti 12 vjeçar me talent të rrallë është fitues i kupës “Suzuki-Grand-Prix” për kategorinë 12 dhe UR3/R/6.
Sadriji, që mbron ngjyrat e Klubit të Tenisit Spreitenbach, nga shtatori 2014 deri në prill 2015 ka shënuar disa rekorde: ka fituar 19 meçe me radhë ashtu si dhe ka dalë i pari në pesë turnire njërin pas tjetrit, shkruajanë gazetat e Aargaut, kantonit ku jeton ai. Kjo ka bërë që Artani, në mesin e prillit të vitit 2015 të shpallej si fitues absolut i kupës “Suzuki-Grand-Prix”, që është edhe ky një rekord.
Ndërsa rekordi i katërt i tij është fitorja e 8 turnireve dhe mbërritja deri në finale në 6 turnire tjera të tenisit në kategorinë e tij.
Se këto fitore dhe rekorde nuk janë të rastësishme, tregon edhe fakti se Artani ushtron me rregull, çdo ditë, nga e hëna deri të premten.
Muajt e ardhshëm ai do të qëndrojë sërish para sfidave të reja për të kaluar barrierat të cilat janë në një plan pesë vjeçar të zhvillimit të Artanit, të përpiluar nga trajneri i tij, ai vetë dhe prindërit, transmeton albinfo.ch. Shikuar nga rezultatet e deritashme, Artani është plotësisht në rrugë të mbarë për të përmbushur pritjet.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












