Lajme
Arrestohet deputeti i Kuvendit pasi shkeli orën policore dhe për armëmbajtje pa leje
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Rasim Demiri, është arrestuar sot në një fshat afër Prizrenit, mëson Gazeta Express.
Demiri, që është deputet i koalicionit Vakat, është arrestuar për armëmbajtje pa leje dhe shkelje të orës policore.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënesi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj,
‘’Policia i ka ndaluar dy persona për shkelje të orës policore në fashtin Polac. Po ashtu, në makinë janë gjetur 16 fishekë të armës që janë konfiskuar dhe një armë. Arma është konfiskuar, ndërsa dy të dyshuarit pas intervistimit nga ana e policisë, të njëjtit me urdhër të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt”, përcjell Albinfo.ch
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet Gjashtë profesionistë të edukimit nga Kosova pritet të rekrutohen për të punuar në qendrat e kujdesit... -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027










