Lajme
Arrestohen kontrabanduesit e artefakteve arkeologjike në Apolloni
Objektet prej bronzi, hekuri dhe qeramike u sekuestruan dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, për veprime të mëtejshme
Policia shqiptare ka bërë të ditur se e ka parandaluar kontrabandimin e 230 artefakteve arkeologjike nga Apollonia e lashtë dhe i ka arrestuar dy persona, raporton albinfo.ch.
Sektori i Narkotikëve dhe trafiqeve në bazë të hetimeve disa mujore ka çuar në arrestimin e dy shtetasve dhe shpalljen në kërkim të dy të tjerëve, të cilët gërmonin në Parkun Kombëtar të Apollonisë.
Policia e Fierit ka bërë të ditur se në sajë të operacionit “Apollonia” janë arrestuar Toni Fasko dhe Saimir Fasko nga Radostina e Fierit, të cilët në bashkëpunim edhe me dy shtetasit e tjerë të shpallur në kërkim, A.F dhe E.F, gërmonin në mënyrë të paligjshme në Parkun Kombëtar të Apollonisë prej nga ku kanë nxjerrë 230 objekte arkeologjike me qëllim trafikimin e tyre.
Objekte e llojit bronz, hekur dhe qeramikë u sekuestruan dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, për veprime të mëtejshme.
“Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për një periudhe të gjatë kohe në mënyre të paligjshme kanë gërmuar në parkun kombëtar të mbrojtur të “Apollonisë”, ku kanë nxjerrë rrethe 230 objekte arkeologjike si bronx, hekur dhe qeramike, të cilat pasi i grumbullonin në banesat e tyre i pregatisnin me qellim trafikimin e tyre”, thuhet në deklaratën e policisë së shtetit.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











