Sport
Armando Sadiku i pandalshëm
Në pesë takimet e deritashme të këtij gjysmësezoni ka tundur rrjetat kundërshtare katër herë.. Ai dhe bashkëlojtari i tij me origjinë shqiptare Ezgjan Alioski, sot i kanë gëzuar me golat e tyre të bukur rreth tremijë tifozë të tubuar në stadiumin Cornaredo të Luganos
Ezgjan Alioski dhe Armando Sadiku
Sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë në futboll Armando Sadiku, po tregon formë të shkëlqyer edhe tek FC Lugano,anëtare e Superligës zvicerane.
Ardhja e tij gjatë këtij stinori në këtë skuadër ka larguar frikën e tiçinezve për largim nga shoqëria e më të mirëve. Ai në pesë takimet e deritashme të këtij gjysmësezoni ka tundur rrjetat kundërshtare katër herë.
Andaj adhuruesit e tij me të drejtë e konsiderojnë edhe si shpëtimtarë të të rrezikuarve.
Falë lojës së tij të suksesshme vitin që shkoi FC Vaduz i Principatës së Lieshtenshtajnit , pati siguruar vazhdimin e garave me dhjetë skuadrat më të mira të Zvicrës.
Sadiku dhe bashkëlojtari i tij me origjinë shqiptare Ezgjan Alioski, sot i kanë gëzuar me golat e tyre të bukur rreth tremijë tifozë të tubuar në stadiumin Cornaredo të Luganos.
Serinë e golave e nis që në minutën e gjashtë të takimit Armando Sadiku. Ai me një gjuajtje të pandalshme mposht portierin e voduasëve Thomas Castella, dhe kështu e çon në epërsi 1 me 0 skuadrën e tij.
Ky gol i pësuar shumëherët sikur i inatos mysafirët. Pikërisht është Benjamin Kollolli, ai i cili në minutën e 32 e shërben sikur me dorë Samuele Campo, e ai pa ndonjë vështirësi barazon rezultatin FC Lugano-FC Lausanne 1:1.
Pesëmbëdhjetë minutat e pushimit ndërmjet dy gjysmëlojëve janë minuta sugjerimesh dhe këshillash të trajnerit të FC Lugano, Paolo Tramezanni dhënë futbollistëve të tij.
Këto këshilla më së miri i zbaton në minutën e 56 Ezgjan Alioski, i cili shënon golin e dytë dhe të fitores ndaj FC Lausanne.
Me këtë fitore të shënuar tiçinezët pozicionohen në vendin e pestë të renditjes tabelore me 28 pikë të tubuara.
Kurse FC Lausanne mbetet edhe më tutje e parafundit vetëm me një pikë epërsi ndaj FC Vaduz.
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë












