Sport
„Arbëria” kampione e Ligës së Vjenës në shah
I vetmi klub shahu shqiptar në botë që garon në rang Lige Shahu. Sezonin e ri "Arbëria" do garon në Ligën B të Austrisë. Më të suksesshmit sipas rezultateve ishin: Sokol Çekani, Fatos Krasniqi e Astrit Zenuni. Arbëria" e pret ndihmën nga donatorët
Se ambiciet për sport janë të gjithanshme dhe të realizueshme kur ka përkushtim, e vërteton Shoqata e Shahut “Arbëria” e Vjenës. Grupi nismëtar bashkohet me idedhënësin Anton Marku, i përkrahur fuqimisht nga donatori kryesor Mexhid Bislim arriti të tubon shahist nga radhët e mërgimtarëve tanë moshash të ndryshme në mesin e të cilëve kishte edhe talent të lojës së shahut.
Rruga garuese e “Arbërisë” nuk ishte e lehtë nga baza fillestare ku mungonte gjithçka përpos vullnetit. Restorant “Cafe-Timi” pronë e z.Bislimi u bë selia e “Arbërisë” ku në vazhdimësinë dy vjeçare u zhvilluan garat në cilësinë e vendësit. Nga një ekip i panjohur në ligën lokale të njërës nga 23 Bashkitë e Vjenës, kaloi disa shkallë dhe tani shpallet me meritë kampione shahu në Ligën e Vjenës e cila ka banorë më shumë se Kosova dhe cilësi të lojës së shahut të rangut ndërkombëtar.
Fitoret u radhitën në tabela brenda dhe si mysafire. Kjo i befasoi shumë njohës të shahut dhe tani me meritë kalon në rangun e Ligës B të Austrisë e cila është e treta në gjithë vendin. Vlera e fitores së fundit ndaj klubit të shahut SG Hiezing-Ottakring me rezultat 5:3 kishte vlerë ari sepse mundësoi sigurimin e pozitës së parë me 49 pikë përkundër klubit Tchaturanga me 48,5 pikë e cila zuri vendin e dytë.
Lojën e fundit “Arbëria” e luajti në këtë përbërje: Harald Penker, Kadri Berbati, Agron Çika, Fatos Krasniqi, Nexhat Veliu, Sokol Çerkini, Shpëtim Bujupi dhe Astrit Zenuni. Gjatë gjithë garave shahisti më i mirë i suksesshëm i klubit është studenti nga Shqipëria, Sokol Çekani, i pasuar nga Fatos Krasniqi dhe Astrit Zenuni. Drejtuesit e klubit kishin vazhdimisht kontakte me strukturat sportive shahu, veçan me nënkryetarin e Ligës së Vjenës, z.Kaweh Kristof i cili në këtë cilësi dy herë e vizitoi “Arbërinë”. Tifozi më flakët i cili i ka përcjell gati të gjitha garat në dy vjet ishte Gjon Demaj.
Klubi ka 18 anëtarë të rregullt që jetojnë në Vjenë dhe vijnë nga të gjitha trevat shqiptare. Në turnirin e rastit kur ishte Java e Kulturës Shqiptare, morën pjesë shahist nga kombe të ndryshme. Shembulli i “Arbërisë” tregon për mundësi të shumta që ka në gjirin e mërgimtarëve tanë dhe po pati organizim, respekt e disiplinë arrihet edhe ajo që nuk e ke ëndërruar. Klubi i Shahut dhe sportet tjera e ndihmojnë jetën e përbashkët, e pasurojnë shumëkulturalitetin e sotëm si pjesë e përditshmërisë. Potenciali i madh i të rinjve tanë duhet menaxhuar e drejtuar prej vet nesh në hapjen e perspektivës. Tubimet sportive të të rinjve e ndihmojnë ruajtje e gjuhës, njohjen, dashurinë për të përbashkëtën dhe njerëzoren.
Në Vjenë dhe rrethinë funksionojnë dhjetëra klube sportive ku dallohen ato të futbollit dhe “Arbëria” në shah. Sportet janë të shumta, andaj veprimtarët dhe aktivistët shqiptarë kanë ku të tregojnë punën e tyre. Kjo kërkon përkrahje edhe nga Ministria e Diasporës e cila me aktivitetet rreth rrjetëzimin e të rinjve ka treguar se do mbështes gjithandej aktivitet sportive e kulturore. Pa donatorët zemërgjerë zor se do kishim edhe këto aktivitete, disa mjaft të suksesshme. “Arbëria” kishte donacione modeste, por me vlerë për mbijetesë elementare.
Duhej falënderuar “Cafe-Timi” dhe “Alba-Copy” me pronar Mexhid Bislimi e Xhevat Bala, përkrahësit e pareshtur që nga themelimi. Ambasadat dhe stafi i tyre dhanë përkrahje morale në qëndrimin vëllazëror me pjesëmarrjen e tyre në aktivitet shënjuese, ku pati edhe fjalime nga ata. Më aktivi ishte zëvendës .ambasadori i Shqipërisë z.Artan Hinku. “Arbëria” ka ambicie serioze edhe në rangun federal me strukturën e talenteve që ka.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”














