Koronavirusi: çast pas çasti
Aplikacioni për përcjelljen e simptomave të COVID 19
Zbulon se ka gjashte lloje të ndryshme
Shkencëtarët britanikë kanë analizuar të dhënat nga një aplikacion për gjurmimin e simptomave të COVID-19 dhe kanë zbuluar se ekzistojnë gjashtë lloje të sëmundjes, që dallojnë nga njëra tjetra përmes një sërë simptomash.
Ekipi që u mor me hulumtimin është nga Kings College në Londër.
Ekspertët thanë se gjashtë llojet e sëmundjes ndërlidhen edhe përmes ashpërsisë së infeksionit si dhe me nevojën që një pacient mund të ketë për frymëmarrje artificiale përmes okigjenoterapisë dhe ventilatorit.
Përse koronavirusi i “kursen” fëmijët?
Ky zbulim mund të ndihmojë mjekët të parashikojnë se cilët pacientë me COVID-19 janë më të rrezikuar dhe mund të kenë nevojë për trajtim në spital.
“Nëse në ditën e pestë mund të parashikoni se kush janë këta njerëz, ju keni kohë t’u jepni atyre mbështetje dhe ndërhyrje të hershme, të tilla si monitorimi i oksigjenit në gjak dhe niveli i sheqerit, dhe të siguroheni se ata janë të hidratuar siç duhet”, tha Claire Steves, një mjek që bashkëdrejtoi studimin.
Përveç kollës, etheve dhe humbjes së erës – shpesh të theksuara si tre simptomat kryesore të COVID-19 – të dhënat e aplikacionit treguan edhe për simptoma tjera që përfshjnë dhimbje koke, dhimbje të muskujve, lodhje, diarre, konfuzion, humbje të oreksit dhe gulçim.
Rezultatet e nxjerra nga ky aplikacion ndryshonin dukshëm mes të sëmurëve. Disa kishin simptoma të butë, të ngjashme me gripin ose një skuqje dhe të tjerët pësuan simptoma akute ose vdiqën, shkruan rel, përcjellë albinfo.ch
Studimi, i lëshuar në internet në 16 qershor, por jo i shqyrtuar nga shkencëtarët e pavarur, përshkroi gjashtë llojet e COVID-19 si:
1. “Sikur grip” pa ethe: Dhimbje koke, humbje të aromës, dhimbje muskulore, kollë, dhimbje të fytit, dhimbje në gjoks.
2. “Sikur grip” me ethe: Dhimbje koke, humbje të aromës, kollë, dhimbje të fytit, zë i ngjirur, ethe, humbje e oreksit.
3. Gastro-intestinal: Dhimbje koke, humbje të aromës, humbje e oreksit, diarre, dhimbje të fytit, dhimbje në gjoks, pa kollë.
4. Nivel i parë i rëndë: Dhimbje koke, humbje e aromës, kollë, ethe, ngjirje e zërit, dhimbje në gjoks, lodhje.
5. Nivel i dytë i rëndë: Dhimbje koke, humbje e aromës, humbje e oreksit, kollë, ethe, ngjirje e zërit, dhimbje të fytit, dhimbje në gjoks, lodhje, konfuzion, dhimbje muskulore.
6. Niveli i tretë i rëndë: Dhimbje koke, humbje e aromës, humbje e oreksit, kollë, ethe, dhimbje të fytit, dhimbje në gjoks, lodhje, konfuzion, dhimbje muskulore, gulçim, diarre, dhimbje barku.
Pacientët që kanë simptoma të niveleve 4,5 dhe 6, kanë më shumë gjasa të pranohen në spital dhe kanë më shumë të ngjarë të kenë nevojë për trajtim me oksigjenoterapi, thanë studiuesit, raporton Reuters.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë Filmi i Visar Morinës “Shame and Money” pritet me duartrokitje të pandërprera në Sundance Film Festival... -
Hamburg
Promovohet libri “Skënderbeu – Një hero arbëror i Evropës” më 7 shkurt në Hamburg -
Diaspora
Diaspora rrit të ardhurat e Kosovës +4% më shumë në vitin 2025 -
Itali
Brilant Milazimi përfaqëson Kosovën në Bienalen e Venecias 2026 -
Toronto
Shqiptarja nga diaspora drejt Olimpiadës Dimërore 2026 me flamurin kuqezi
Jeta në Austri
-
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro Vjena pret që deficiti buxhetor i vitit 2025 të arrijë në total 2.8 miliardë euro, 1... -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin












