Kultura
Albion Rexhaj, vogëlushi i videoklipeve
Tashmë Albioni ka të edituar edhe këngë të shoqëruara me videoklipe. Janë 4 videoklipe dhe dy këngë që i ka bërë me producentin, Hekuran Krasniqi
Albioni këto ditë mbush 10 vjeç, por është i lindur për të kënduar dhe ëndërron që një ditë të bëhet yll i muzikës.
Vogëlushi është i pasionuar pas muzikës dhe ka arritur të bëhet i njohur në mesin e bashkëmoshatarëve me paraqitjet e tij nëpër manifestimet që organizohen nëpër Zvicër e Kosovë.
Ai flet pa aspak drojtje, me një shqipe që përpiqet ta flasë rrjedhshëm.
Për herë të parë në skenë, në moshën 6 vjeçare
Talenti i Albionit për muzikën ishte zbuluar nga vet prindërit. Ishte viti 2012 , kur babai i Albionit, Miftar Rexhaj së bashku me nje mik Agron Morinën kishin organizuar një koncert në Dulliken kushtuar 100-vjetorit të Pavarsisë së Shqipërisë. Atëherë Albio
ni ishte vetëm 6 vjeç.
“Prindërit më thanë provo me i mësu dy këngë: “Shqipërinë e Dua” dhe “Rroka Mandolinën”. Unë që të dyjat i mësova shumë shpejt dhe i këndova live para publikut i cili më duartrokiti shumë”, tregon për paraqitjen e parë para publikut Albioni.
10-vjeçari po ndjek shkollimin në piano dhe solo këndim ndërsa thotë të jetë nxënës shembullor në klasën e katërt në shkollën Kleinfeld në Dulliken.
Tashmë Albioni ka të edituar edhe këngë të shoqëruara me videoklipe.
Janë 4 videoklipe dhe dy këngë që i ka bërë me producentin, Hekuran Krasniqi dhe për verën që vjen po bën plane për edhe një videoklip nga i njëjti producent.
Albioni nuk mungon në asnjë manifestim që organizon Shkolla Shqipe në Zvicër duke arritur që t’i rrëmbejë zemrat e publikut që e ka shoqëruar gjithmonë me duartrokitje.
Këngëtar i vogël dhe shumë krenar
“Përmes këngës kam derguar një mesazh te të rinjtë në Kosovë dhe diasporë që ta duan atdheun, ta duan gjuhën shqipe, t’i duan gjyshërit. Ndjehem edhe kur marr pjesë në organizime të ndryshme në Zvicër”, thotë Albioni i vogël.
Përveç në shqip, Rexhaj interpreton edhe në gjuhën angleze dhe gjermane.
10-vjeçari ka edhe dy vëllezër tjerë: Dardanin 17-vjeçar dhe Albanin 15 vjeçar, të cilët të dytë luajnë futboll për FC Dulliken.
Ndryshe, Albion Rexhaj është prezantuar në disa emisione në mediet kosovare për festat e fundvitit të kaluar
Prindërit e Albionit, janë prejardhje nga Panorci i Malishevës dhe jetojnë me tre fëmijët e tyre në Dulliken të Zvicrës.
Fotot: Admir Sahiti dhe Avni Selmani
Të tjera nga Kultura
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë

















