Sport
Aksidentohet futbollisti i njohur, thyen brinjët
Sergio Aguero mësohet se ka pësuar një frakturë në brinjë dhe do të mungojë dy muaj
Futbollisti i njohur argjentinas, Sergio Aguero, ka pësuar një aksident me veturë në Amsterdam të Holandës. Ai më pas është shtruar në spital.
Futbollisti i Manchester City-t po shkonte në aeroport me taksi pas një koncerti të këngëtarit kolumbian Maluma, përcjell albinfo.ch.
Shoferi i taksisë humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me një shtyllë. Sipas mediave argjentinase, ishte rripi i sigurimit ai që i shpëtoi jetën futbollistit të njohur.
Aguero mësohet se ka pësuar një frakturë në brinjë dhe do të mungojë dy muaj, përfshi dy ndeshjet e rëndësishme që Argjentina do të luajë kundër Ekuadorit dhe Perusë, të vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Rusi 2018”.
Edhe klubi anglez, Manchester City ka konfirmuar se argjentinasi do të mungojë deri në dy muaj.
Ditë më parë i ishte lënduar edhe futbollisti tjetër, Mendy, i cili pritet të jetë larg fushës deri në nëntë muaj.
E-Diaspora
-
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX Deola Sejdiu nga Kosova përfundon kursin e HarvardX... -
27-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit me dokumente të falsifikuara -
Nis mësimi plotësues në gjuhën shqipe në Bietigheim-Bissingen -
Hamburg
Elbenita Kajtazi vlerësohet në skenën e Staatsoper Hamburg -
Mërgimtarët dërguan 692 milionë euro në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të 2026-s
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind










