Lajme
Aksidentohet Ali Ahmeti, shpëton me lëndime të lehta
Sipas informacioneve zyrtare, lideri i BDI-së Ali Ahmeti ka shpëtuar vetëm me disa lëndime të lehta, ndërsa pak më rëndë ka pësuar shoferi zyrtar i tij
Vetura me të cilin po udhëtonte lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoni, Ali Ahmeti është aksidentuar në Autostradën Tetovë-Shkup. Sipas informacioneve zyrtare, lideri i BDI-së ka shpëtuar vetëm me disa lëndime të lehta, ndërsa pak më rëndë ka pësuar shoferi zyrtar i tij.
Siç raportojnë mediet në Shkup, aksidenti ka ndodhur para vendit ku bëhet pagesa rrugore e autostradës, ndërsa deri të aksidenti erdhi kur shoferi i makinës shmangi përplasjen me veturë tjera dhe u përplas me bankinën. Gjithashtu shkak për aksidentin është dukshmëria e ulët si pasojë e mjegullës.
Ahmeti po udhëtonte drejt Shkupit për të takuar kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta.
“Kryetari Ahmeti dhe vozitësi janë mirë dhe në gjendje stabile si dhe po trajtohen shkëlqyeshëm nga stafi i spitalit të Tetovës”, deklaroi për mediet lokale Artan Grubi, këshilltar i liderit të BDI-së. Ai tha se Ahemti po udhëtonte për në Shkup për t’u takuar me kryeparlamentari Ilir Meta.
Megjithatë, takimi me Metës u zhvillua, jo në Kuvendin e Maqedonisë, por në Spitalin e Tetovës, ku është i shtrirë Ali Ahmeti. “Megjithatë, takimin me Ilirin, mikun tim të vjetër, Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, e realizova sot edhe pse në kushte pak më ndryshe nga ato që i kishim paraparë”, shkruan ahmeti në facebook.
Ndryshe, një nga dëshmitarët okularë i ka thënë agjencisë INA se rreth orës 9 makina e tipit “Audi A8” ka ardhur me një shpejti të madhe dhe është përplasur në shtyllën e betonit para pikës së pagesës rrugore, për të evituar një përplasje me një makinë tjetër që ishte përpara pikës së pagesës rrugore.
“Kemi dëgjuar një përplasje dhe zhurmë të madhe dhe kemi parë makinën që ishte shtypur me shtyllën mbrojtëse para pikës së pagesës. Në një moment kemi parë se brenda saj ishte Ahmeti dhe shoferi i tij. Më pas makina nga goditja ka nxjerrë tym dhe se ishte ndezur një pjesë e motorit, që me ndërhyrjen e shpejtë është fikur zjarri”, theksoi ai.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










