Lajme
Aeroplani rus, me rreth 100 pasagjerë, rrëshqet dhe devijon nga pista
Një aeroplan rus i udhëtarëve është lëshuar me forcë në tokë dhe ka rrëshqitur në pistën e mbuluar nga akulli, duke i detyruar rreth 100 pasagjerët që të evakuohen në mënyrë emergjente për shkak të frikës nga shpërthimi i mundshëm i zjarrit.
Personat që ndodheshin në aeroplan thanë se brenda mjetit fluturues u krijua panik gjatë incidentit. Ata u larguan përmes shkallëve emergjente në pistën e aeroportit Usinsk të qytetit Komi, i cili shtrihet rreth 1900 kilometra në lindje të Moskës.
Aeroplani i përfshirë në incident i përket kompanisë ajrore “Utair” dhe është i tipit Boeing 737, shkruan “Daily Mail”.
Autoritetet ruse thanë se asnjëri prej 94 pasagjerëve dhe anëtarëve të ekuipazhit nuk është lënduar, por një grua kërkoi asistencë mjekësore.
Alexander Panin, 34-vjeçar, i cili ishte në mesin e pasagjerëve, tha: “Fluturimi po zhvillohej normalisht deri në aterim. Krahu i djathtë i aeroplanit u thye dhe pamë se karburanti po rridhte. Gjithçka po ndodhte shumë shpejt. Ekuipazhi na urdhëroi që të largohemi përmes anës së majtë dhe dolëm shpejt jashtë”.
Incidenti ndodhi në kohën kur në pistë kishte erë të fuqishme dhe temperatura ishte -20 gradë, përcjell Albinfo.ch.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Rame Lahaj gati për nisjen e “PASSION & ORIGIN” më 10 tetor Tenori kosovar me famë ndërkombëtare, Rame Lahaj, është në ditët e fundit të përgatitjeve para koncertit... -
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë»
Jeta në Austri
-
Si të kontrolloni rrezikun e përmbytjeve para se të merrni me qira ose të blini një shtëpi në Austri? Fakti që një pronë në Austri është klasifikuar si tokë ndërtimi, nuk do të thotë domosdoshmërisht... -
Austria planifikon pushim të paguar për gratë pas abortit spontan -
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë













