Sport
Abrashit nuk i kryen punë pasaporta diplomatike, e përdor atë zvicerane
“Më ndodh gjithmonë që duan të shohin një tjetër dokument, sa herë që paraqes pasaportën diplomatike të Shqipërisë. Në çdo moment, u tregoj pasaportën zvicerane për të shmangur çdo pengesë”, deklaroi Abrashi
Kualifikimi i Shqipërisë në Kampionatin Evropian ishte historik. Futbollistët kuqezi u nderuan ku shkuan, derisa Qeveria Shqiptare i shpërbleu me pasaportë diplomatike, shkruan albinfo.ch.
Me këtë pasaportë u pajisën të gjithë futbollistët dhe stafi kuqezi. Por, këto pasaporta si duket nuk vlejnë në gjithë Evropën, pasi Amir Abrashi ka zbuluar se detyrohet ta përdorë atë të Zvicrës për t’iu shmangur ndalesave.
“Më ndodh gjithmonë që duan të shohin një tjetër dokument, sa herë që paraqes pasaportën diplomatike të Shqipërisë”, ka thënë futbollisti shqiptar për mediat zvicerane.
Sipas tij, ka shumë punonjës në aeroporte që nuk e njohin atë, për të cilën kërkojnë dokumente shtesë për ta vërtetuar rregullsinë e saj. “Në çdo moment, u tregoj pasaportën zvicerane për të shmangur çdo pengesë”, ka deklaruar Abrashi.
Mesfushori i Freiburgut është një prej futbollistëve që kanë dyshtetësi, konkretisht atë helvete krahas pasaportës shqiptare.
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë













