Lajme
Tensione në Kuvendin e Kosovës: Sërish gaz lotsjellës
Sipas mediave që ishin prezent në sallë, kësaj here gazin e kanë hedhur deputetët Haxhi Shala i Partisë Nisma për Kosovën dhe Ismajl Kurteshi i Lëvizjes Vetëvendosje
Kuvendi i Kosovës është kthyer në një arenë përplasjesh ndërmjet koalicionit dhe partive opozitare. Edhe sot, sikurse herëve të kaluara, ende pa nisur mirë seanca plenare, opozita ka hedhur gaz lotsjellës duke pamundësuar vazhdimin e punimeve, ndërsa ka krijuar tensione të reja në Kosovë.
Sipas mediave që ishin prezent në sallë, kësaj here gazin e kanë hedhur deputetët Haxhi Shala i Partisë Nisma për Kosovën dhe Ismajl Kurteshi i Lëvizjes Vetëvendosje. Kjo seancë nisi pa katër deputetët opozitarë, Albin Kurtin e Donika Kadja-Bujupi, që janë në paraburgim dhe Albulena Haxhiu e Taton Topalli që janë në arrati.
Përfaqësuesit e tri partive opozitare, kanë thënë se do të pamundësojnë vazhdimin punimeve në Kuvend, deri në tërheqjen e nënshkrimeve nga dy marrëveshjet e fundit, atë për Asociacionin e Komunave Serbe dhe për Demarkacionin e Kufirit me Malin e Zi.
Kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka deklaruar se opozita nuk do të lejojë mbajtjen e seancave në Kuvend. Konjufca ka thënë se opozita do e pamundësojë mbajtjen e seancave dhe, sipas tij, pushteti ka vetëm një zgjedhje. “Ajo është tërheqja e marrëveshjeve”, ka thënë Konjufca.
Menjëherë pas bllokimi të seancës u mbledh Kryesisë së Kuvendit në një mbledhje të jashtëzakonshme. Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli tha se çështjet janë politike dhe zgjidha duhet të jetë politike. “Opozita po e dëmton vendin dhe vetën. Nuk e ka forcën e as fuqinë që të protestoj jashtë pos Kuvendit. Kuvendi po abuzohet nga pafuqia dhe nga dështimet jashtë Kuvendit”, tha ai.
Deputetja nga radhët e lëvizjes Vetëvendosje, Aida Dërguti, ka thënë se në mbledhjen e Kryesisë ka pasur propozim që opozita të përjashtohet në formë afatgjate. Sipas saj kërkesa është bërë nga kryetarët e Grupeve Parlamentare të PDK-së dhe LDK-së. Ajo ka thënë se kryetarëve të Grupeve Parlamentare të PDK-së dhe LDK-së i është bërë me dije se nuk kanë fuqi të tilla për të marrë vendim për përjashtim të opozitës.
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj është shprehur se mbajtja e seancës me police e bënë Kosovën një shtet policor. “Mbajtja e seancës me policë e bënë këtë vend shtet policor”, ka thënë Haradinaj. Nuk tha se ku do të mbahet mbledhja e kuvendit, në sallën për këtë dedikim, apo ne një tjetër alternative.
Ndryshe,s seanca tani është ndërprerë por pritet të vazhdoj pas pak në një sallë të improvizuar.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












