Lajme
Rreth 70 luftëtarë të ISIS, janë kthyer në Maqedoni
Presidenti Gjorgje Ivanov tha se nga Maqedonia, të regjistruar si pjesëtarë në luftimet në Siri e Irak janë 110 persona, ndërsa 25 janë vrarë. 70 prej tyre, sipas tij, janë kthyer
Maqedonia ka shtuar masat e sigurisë pas një deklarate që dha presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov se në këtë shtet janë kthyer rreth 70 luftëtarë që kanë marrë pjesë në luftën qytetare në Siri e Irak (ISIS). Sipas tij, nga Maqedonia të regjistruar si pjesëtarë në luftimet në Siri janë 110 persona, ndërsa 25 janë vrarë.
Presidenti tha në një konferencë për media se korridori me refugjatët përdoret nga terroristët për të hyrë në Maqedoni.
Bashkësia e Fesë Islame (BFI) në Shkup, ndërkaq vazhdon t’u bëj thirrje qytetarëve që mos të shkojnë në luftërat e huajave, ndërsa ritheksojnë angazhimin e tyre për rehabilitimin e këtyre personave në aspektin social dhe ekonomik.
“Dhashë Zoti që të kthehen njerëzit dhe të jetojnë në shtetin e tyre amë, sepse myslimanët tanë të luftojnë në ndonjë shtet tjetër. Ishte edhe vet deklarata e kryetarit i cili tha se vatani jonë është vendi ku jetojmë ne këtu dhe jo diku tjetër dhe xhihadi bëhet këtu në mbrojtje të vendlindjes tonë.”, deklaroi Irsal Jakupi, sekretar i BFI-së.
Jakupi u shpreh se BFI-ja i ka nën kontroll të gjitha xhamitë e vendit. “Të gjitha xhamitë, 100 për qind janë nën kontroll të BFI-së. Të gjitha këshillat e xhamive, të gjithë imamët janë nëpunës të BFI-së”, tha Irsal Jakupi, sekretar i BFI-së.
Ndërkohë, nga MPB-ja kanë shtuar masat e sigurisë dhe patrullimet. Nëpër rrugët e qytetit vërehet numër i shtuar policësh nën uniformë, dhe madje të armatosur me kallashnikovë. Këto masa sigurie u rritën pas mbledhjes së këshillit të Sigurisë Kombëtare, pas ngjarjeve në Paris.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












