Bota
Ç`bëhet me kufijtë e BE-së pas sulmeve terroriste
Masat për mbrojtjen nga rreziku i sulmeve diskutoheshin herë pas here qysh përpara "Charlie Hebdo-së" në vitet 2013 dhe 2014
Një bashkëpunim më i mirë i shërbimeve sekrete në Europë, kundërvënie propagandës islamiste në internet, ndalim i udhëtimit të të rinjve radikalë në kampet e stërvitjes të “Shtetit Islamik”, kontrolle më të mira në kufijtë e jashtëm të BE-së dhe një mbikqyrje më e mirë e të ashtuquajturve rrezikues brenda BE-së. A nuk ju duket e njohur kjo listë? Këto janë kërkesat, që tani, pas atentateve të fundit në Paris dhe takimit të ministrave të brendshëm të BE-së, parashtrohen dhe diskutohen sërish, shkruan deutsche welle.
Por lista kurrësesi nuk është e re. Pikërisht të njëjtat masa u diskutuan nga ministrat e brendshëm edhe pas sulmeve në Paris në janar dhe sulmeve të parandaluara në çastet e fundit në Berlgjikë. Madje edhe më keq: masat për mbrojtjen nga rreziku i sulmeve diskutoheshin herë pas here qysh përpara “Charlie Hebdo-së” në vitet 2013 dhe 2014.
Preferohet madje edhe të filozofohet për një shërbim sekret europian, apo për mbikqyrje më të fortë të të dhënave të komunikacionit dhe udhëtimit. Tani e gjitha nis përsëri nga e para. Nga të gjitha këto vendime të bukura deri tani me sa duket shumë pak është vënë në jetë, ose aq pak, sa nuk mundën të parandalohen atentatet e fundit brutale. Më shumë personel për policinë dhe organet hetimore dhe programe kundër radikalizimit islamik të kriminelëve të vegjël në Francë premton tani kryeministri francez Manuel Valls, dhe – e merrni me mend – pikërisht të njëjtën gjë bëri ai edhe në janar pas sulmeve në Paris. Çfarë është bërë deri tani? Me sa duket shumë pak.
Si mund të mbrohesh prej qytetarëve të tu?
E reja është tani, se po flitet për luftë, që duhet bërë tani, luftë kundër princave të luftës të “Shtetit Islamik” diku në Siri apo në Irak. Por a do t’i japë fund kjo luftë e nevojshme terrorit këtu në Europë në mesin tonë apo ndoshta ajo do ta nxisë atë edhe më shumë? Tek e fundit dorasit janë mes nesh. Këta janë fëmijët tanë. Janë njerëzit me pasaporta belge, franceze, europiane.
Përllogaritet se 3000 deri në 5000 vetë nga Europa luftojnë në Siri dhe i janë bashkuar përkohësisht IS-it. Afërsisht mendohet se dhjetë përqind e tyre kthehen si “rrezikues” të gatshëm për terror në Europë. Vetëm në Gjeremani afro 420 syresh llogarisin aktualisht autoritetet gjermane të sigurisë. Ata nuk mund të mbikqyren plotësisht, siç treguan shembujt e fundit tragjikë nga Belgjika.
Të paktën njëri nga atentatorët nga lagja e Brukselit Molenbeek ndodhej në listën europiane të hetimeve (Sistemi i Informacionit Shengen). Ai mund të udhëtonte. Ai u kontrollua rastësisht dhe u diktua. Një tjetër i dyshuar si i implikuar, ndërkohë udhëtonte mes Sirisë dhe Belgjikës e i përqeshte në internet autoritetet kufitare.
Liria e lëvizjes keqpërdoret
Këtu duhet të bazohen urgjentisht mininstrat e brendshëm të BE. Kontrolli i personave në BE është krejtësisht i pamjaftueshëm si në kufijtë e jashtëm edhe në ato brenda hapësirës Shengen, hapësirë kjo e krijuar prej dekadash pa kontrolle në dobi të masës së madhe të qytetarëve të zellshëm të BE-së.
Por kjo liri po keqpërdoret prej rrezikuesve. Ndaj rregullat Shengen duhet të rishqyrtohen. Mantra e Brukselit, se Shengeni është një ndër arritjet më të mëdha të BE-së, tingëllon mirë, por në praktikë për fat të keq ajo tregon, se shtetet e BE-së janë të mbingarkuara me administrimin e kësaj arritjeje.
Nëse ne atentatorët, që jetojnë mes nesh, duam t’i gjejmë, na nevojiten rregulla më të forta. Edhe qytetarët e BE-së, jo vetëm njerëzit jashtë Europës, duhet t’i nënshtrohen kontrolleve sisitematike. Terroristët ka kohë që po operojnë pa kufi në Europë. Vetëm autoriteteve të policisë dhe atyre të hetuesisë u duhet të përballen me rregullat e brendshme të secilit shtet. Kështu nuk mund të vazhdohet më.
E-Diaspora
-
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër Ai tashmë po vuan një dënim me burgim të përjetshëm për tentativë vrasjeje. Tani, personi 43-vjeçar... -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare -
Kush është shqiptari që ishte pjesë e triumfit të Spanjës në Botërorin 2026? -
Orges Bytyqi përfundon me sukses kursin TOEFL dhe nis studimet në Eötvös Loránd University -
Zvicër
Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji
Jeta në Austri
-
Linz, Austri: Policia shpëton nga vdekja kosovaren, nënë e dy fëmijëve Incidenti dramatik ndodhi rreth orës 6:10 të mëngjesit kur një burrë 29-vjeçar nga Kosova zbuloi gruan... -
Austri: Paralajmërohen stuhi, niveli i kuq i paralajmërimit për disa zona -
Zakir Popaj, pianisti shqiptar që performon në kafenetë më prestigjioze të Vjenës -
Austri
Dy të rinj shqiptarë organizojnë forumin ndërkombëtar “Future Diplomats” në Austri -
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median













