Lajme
“Eksporti” i shkollës gjermane për të parandaluar migrimin nga Kosova
Kurorëzimi i projektit ishte shkëmbimi në mes të 30 nxënësve nga Gjermania dhe 30 nga Kosova. “Nuk ka qenë lehtë që t`u sigurohet vizë të gjithë nxënësve pjesëmarrës nga Kosova”

Luftimi i shkaqeve të migrimit përmes eksportimit të arsimit gjerman në vendet me migrantë potencialë. Këtë synim ia ka vënë vetes shoqata “Education Unlimited” nga Shtutgarti. Gjatë javëve të biznesit në Böbblingen, kryetarja e shoqatës Kerstin Zielosko-Labonte dhe ish boksieri gjermanoshqiptar Luan Krasniqi kanë prezantuar projektin e shoqatës “Deutschland/Kosovo – Bildung baut Brücken” (Gjermani/Kosovë – Arsimi ngre ura).
Për herë të parë për këtë projekt kanë bashkëpunuar shkollat publike gjermane me ato kosovare. Projekti është mbështetur nga komisioneri i BE-së Günther Oettinger, ish kreministër i landit Baden-Württemberg dhe nga nënkryetari i Parlamentit Evropian Rainer Wieland, shkruan sinelfingerzeitung.de.
Gjetë periudhës prej një viti janë lidhur në rrjet interneti shkollat si një gjimnaz në Engen (Gjermani) një shkollë e avancuar në Drenas. “Qëllimi ishte që shkollat në Kosovë të përfitojnë nga sistemi shkollor gjerman” thotë Labonte.
Ndërsa kurorëzimi i projektit ishte shkëmbimi në mes të 30 nxënësve nga Gjermania dhe 30 nga Kosova, transmeton albinfo.ch. “Nuk ka qenë lehtë që t`u sigurohet vizë të gjithë nxënësve pjesëmarrës nga Kosova”, ka thënë kryetarja.
Gjatë vizitës në gjimnazin e Engenit, 18 vjeçari Drin Podrimqaku dhe 17 vjeçja Blerta Gllareve kanë qëndruar te familjet mikpritëse gjermane. Ka vetëm një vit që ata dy e mësojnë gjermanishten. “Në programin tonë shkollor nuk mësohet gjermanishtja”, thotë Drini. Atij i ka pëlqyer shumë sistemi shkollor në Gjermani dhe është duke bërë përpjekje për të ndjekur këtu një kualifikim profesional.
E-Diaspora
-
Vjedhje me thyerje në Rüti ZH: Arrestohet një kosovar I arrestuari, një 41-vjeçar kosovar, ngarkohet me dyshimin për vjedhje me thyerje. Kërkimi për të arratisurin...
-
Korriku, muaji më i suksesshëm ndonjëherë për Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës
-
Këln: Endrit Smaili paraqet punim shkencor në Kongresin Ndërkombëtar të Papirologjisë
-
Kulturë dhe miqësi: Austriakët vizitojnë Kosovën
-
Një orë pritje në dalje të pikës Mërdarë
Jeta në Austri
-
Austria nga alarmin për rrezik nga zjarret në pyje në disa rajone Ministria e Bujqësisë në Austri ka paralajmëruar për rrezik të shtuar nga zjarret në pyje, pavarësisht...
-
Regjistrimet e makinave në Austri u rritën me 31.6% në muajin korrik
-
Austri: Nuk do të ketë kompensim për dëmet në tunelin Schmitten
-
Austri: Restorantet limitojnë kohën e qëndrimit të klientëve
-
Austri: Ministri Karner synon kufizim maksimal të ribashkimit familjar për azilkërkuesit