Lajme
Mërgimtarët e bëjnë me shtëpi familjen Strana
Shoqata “Nëna Terezë” nga Zvicra e bënë me shtëpi të re familjen e Tafi Stranës në Mitrovicë
Familja pesë anëtarëshe e Tafil Stranës nga Mitrovicë është bërë me shtëpi të re, falë ndihmës së bashkatdhetarëve që punojnë në Zvicër. Kësaj here ishte Shoqata “Nëna Terezë” nga Zvicra e cila gëzoi tejëmase familjen Strana, e kryesish fëmijët të cilëve iu plotësua ëndrra për një shtëpi të re.
Të gëzuar më rastin e dorëzimit të çelësave familjes Strana u ndien edhe veprimtarët e Shoqatës “Nëna Terezë”, Zef Shala, Daniel Rozaj e Mustafë Ademaj.
Veprimtari Don Lush Gjergji, i cili ishte i pranishëm ne Mitrovicë, ia dorëzoi çelësat e shtëpisë pronarit të ri, tha se elementi bazë për të pas një jetë normale është shtëpia, andaj të gjithë duhet të gëzohen që një familje, që nuk kishte mundësi të siguroj vetë këtë, po bëhet me shtëpi falë njerëzve vullnetmirë nga Zvicra.
“Shoqata jonë nga Zvicra është duke bërë një punë të mrekullueshme dhe është shumë e përkushtuar që të ndihmoj njerëzit në nevojë në Kosovë, duke mbledhur donacione në Zvicër edhe nga njerëz që nuk janë shqiptarë dhe duke ndërtuar këtu shtëpi për të strehuar familje të tëra që jetojnë në kushte të vështira. Ne u jemi mirënjohës drejtuesve të Shoqatës “Nëna Terezë” në Zvicër dhe të gjithë donatorëve që nuk po kursejnë për të ndihmuar njerëzit që kanë nevojë. Familjes Strana i uroj jetë të lumtur e të mbarë në shtëpinë e re”, tha Don Lush Gjegji ndër të tjera.
A me këtë rast i dhuroi zotit të shtëpisë, librin e tij të fundit, për të cilin tha se ende nuk ka dalë në opinion, në të cilën janë të përfshirë 40 personalitete të famshme e të fuqishme, që kanë kontribuua për Kosovën dhe shqiptarët në përgjithësi.
Ndërkaq, pronari i ri i shtëpisë, Tafil Strana, i emocionuar dhe i gëzuar që u bë me shtëpi të re, falënderoi të gjithë të pranishmit, donatorët zviceran, për siç tha ai, realizimin e ëndrrës për të pas një shtëpi për t’i strehuar familjarët.
“Nuk kam fjalë për të ju falënderuar juve zotërinj të nderuar që jeni këtu dhe ata që nuk janë. Nuk kam mundësi as të ua kthej këtë të mirë që po më bëni. Vetëm Zoti është ai që mund të ju shpërblej për bamirësinë tuaj”, tha Tafil Strana.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja













