Lajme
Alarmante, fëmijët shqiptarë viktima të trafikimit në Britani
“The Guardian” e Londrës bën të ditur se, një pjesë e fëmijëve detyrohen të punojnë, shpesh në objekte ndërtimi, por shumica shfrytëzohen për aktivitete kriminale
Një e treta e të gjithë fëmijëve që trafikohen në Britani të Madhe janë nga Shqipëria dhe kjo është një shifër alarmante, shkruan e përditshmja prestigjioze britanike “The Guardian”. Këta fëmijë, pasi trafikohen në Britani detyrohen të punojnë si skllevër por edhe të merren me veprimtari kriminale.
Sipas shifrave të marra nga shoqata e bamirësisë, “Barnardo”, që merret me mbrojtjen e fëmijëve dhe që bashkëpunon me Ministrinë e Brendshme “Home Office”, viktimat e trafikimit po rritet me ritme alarmante, ndërsa numri i fëmijëve që vijnë nga Shqipëria, shpesh në mënyre vullnetare, por shfrytëzohen si skllevër.
Javed Kahn, shef ekzekutiv i kësaj organizate bamirësie që mbron të drejtat e fëmijëve, deklaron se “vlerësimet e tanishme të numrit të fëmijëve të trafikuar në Britani janë vetëm maja e ajsbergut”, raporton TCH.
“The Guardian” e Londrës bën të ditur se, një pjesë e fëmijëve detyrohen të punojnë, shpesh në objekte ndërtimi, por shumica shfrytëzohen për aktivitete kriminale. Sipas një vlerësimi të skemës që merret me mbrojtjen e fëmijëve të trafikuar, fëmijët shqiptarë përbëjnë një të tretën e të gjithë fëmijëve të trafikuar në Britani.
Ata vijnë të dytët pas fëmijëve vietnamezë dhe, nëse ky trend ardhjesh vazhdon, ata së shpejti do t’ua kalojnë vietnamezëve për nga numri, shkruan gazeta.
Para 5 vitesh, shkruan “The Guardian”, fëmijët shqiptarë nuk ishin një grup me rrezikshmëri të veçantë. Është fakt se ka një rritje mjaft të madhe të fëmijëve dhe minorenëve, që mbërrijnë në Britani për të kërkuar azil për gjakmarrje, orientim seksual apo nga frika e pretenduar e indoktrinimit ekstrem fetar.
Sipas rregullave aktuale, minorenët qëndrojnë në Britani deri në moshën 18-vjeçare dhe një pjesë riatdhesohen.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












