Lajme
Sivjet u trajtuan 150 paciente me kancer të gjirit
Numri i rasteve të prekura me kancer të gjirit gjatë këtij viti është rreth 150. Këto gra kanë kërkuar ndihmë në Onkologji
Brenda nëntë muajve të këtij viti, në Klinikën Onkologjike në Prishtinë janë trajtuar rreth 150 raste me kancer të gjirit, që është numër pothuajse i njëjtë me numrin e viteve të kaluara. Kështu kanë deklaruar mjekët e kësaj klinik, të cilët iu rekomandojnë të gjitha grave që të vetëdijesohen dhe t’i bëjnë kontrollet mjekësore sa më shpesh.
Sipas drejtuesve të kësaj Klinike, vetëdijesimi i qytetarëve rreth zbulimit të hershëm të sëmundjeve malinje është në rritje. Për këtë, dëshmi janë numri i pacientëve që po i drejtohen Institutit të Onkologjisë në Prishtinë, e të cilët po kërkojnë ndihmë qysh në ditët e para të prekjes nga këto sëmundje.
Në këtë repart thonë se këtë vit pacientët janë lajmëruar më herët, gjë që e ka mundësuar një mjekim më të lehtë e të suksesshëm.
Menaxhmenti i këtij instituti thotë se gjatë këtij viti janë përballur me disa mangësi të vogla të barnave, derisa ato që mbajnë çmime më të larta kanë qenë vazhdimisht në dispozicion falas për pacientët.
Ekrem Hyseni është shefi i Onkologjisë. Ai thotë se trendi i vetëdijesimit duhet të rritet, në mënyrë që mjekimet të kryhen me shpejt e të rezultojnë me sukses. “Trendi i këtyre nëntë muajve të parë na del që janë rreth 130-150 raste. Zakonisht kanë qenë e njëjtë me vitet e kaluar, mosha mbi 50 vjet është më e prekur, raste sporadike ka pas në mosha shumë më të reja, por për fat të mirë janë raste të rralla”, thotë ai.
Hyseni tregon për furnizimin me kimioterapi dhe barna tjera, të nevojshme për pacientët e prekur me kanceri në gji.
“Produktet e shtrenjta nuk janë blerë asnjëherë nga pacientët, dy produktet më të lira për fat të keq nuk kemi pas kontratë – i ka detyruar pacientët me i ble – por kostoja nuk ka qenë shumë e lartë”, tregon ndër tjerash ai, raporton Telegraf.
Shoqata për luftën kundër kancerit të gjirit “Jeta Vita”, edhe për këtë tetor, ka paraparë ecjen tradicionale në sheshin e Prishtinës, dhe programin kulturo-artistik, me qëllim të vetëdijesimit rreth kësaj sëmundjeje.
Nafije Latifi, gruaja që tash e sa vjet u qëndron pranë grave të prekura me këtë sëmundje, e që është përballur edhe vetë me të, thotë se Kosova po përparon mjaft mirë drejt mjekimit të sëmundjes me kancer në gji. Ajo thotë se gratë nuk kanë më nevojë të dalin jashtë vendit për të kërkuar shërim, pasi që mjafton të lajmërohen herët dhe mjekimin mund ta bëjnë në Kosovë.
“Në Institutin Onkologjik që gjendet në Prishtinë, mbulueshmëria me barna është 95 për qind, mundësitë për radioterapi janë të rregullta, kështu që nuk kanë nevojë gratë të dalin në regjion ose më larg të kërkojnë trajtim. Ka ndryshuar shumëçka sa i përket mundësisë së trajtimit të grave”, thotë ajo.
Klinikën e Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, e vizitoi presidentja e Republikës, Atifete Jahjaga e shoqëruar nga Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani.
“Kam ardhur në Klinikën e Onkologjisë, së bashku me ministrin Rrahmani me drejtorin, që të shoh për së afërmi të gjithë punën dhe të gjitha aktivitetet që bëhen për të ofruar shërbimet ndaj të gjithë qytetarët tanë të prekur nga sëmundja e kancerit.
“Pata rastin të takoj edhe disa pacientë, të cilëve u dëshiroj atyre shëndet të plotë dhe të mirë. Pashë një vullnet të jashtëzakonshëm të tyre që ta luftojnë këtë sëmundje. Po ashtu, përgëzova drejtorin dhe ministrin për punën profesionale të personelit mjekësor, i cili me vite me radhë ka ofruar shërbime kualitative dhe cilësore dhe kërkova nga ta që të jenë të pakompromis në misionin e tyre të veçantë në shërbimin dhe në ndihmën ndaj qytetarëve tanë”, tha ajo.
Meqenëse muaji tetor për këto vite me radhë ka qenë muaji i sensibilizimit kundër kancerit të gjirit, Jahjaga ftoi të gjithë qytetarët e Kosovës që t’i bëjnë kontrollet e vazhdueshme mjekësore. “Si meshkujt, ashtu edhe gratë të kontrollohen, sepse diagnostifikimi i hershëm i kësaj sëmundjeje nënkupton shpëtimin e jetës”, tha Jahjaga.
E-Diaspora
-
Gastroenterologu Dr. Mentor Bilali – një nga mjekët më të kërkuar nga shqiptarët e Zvicrës Për shqiptarët, Dr. Bilali me ordinancën e tij MagenDarm Zentrum Oberaargau ka edhe një peshë të... -
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”











