Lajme
Niveli i ulët i Rinit rrit çmimin e karburanteve në Zvicër
Anijet që vazhdojnë të operojnë janë të detyruara të transportojnë sasi shumë më të vogla mallrash për të zvogëluar rrezikun e ngecjes në pjesët e cekëta të lumit
Thatësira e zgjatur dhe niveli jashtëzakonisht i ulët i ujit në lumin Rin po krijojnë probleme serioze për transportin e mallrave drejt Zvicrës. Vështirësitë në lundrim kanë rritur ndjeshëm kostot e transportit, duke ndikuar drejtpërdrejt edhe në çmimin e benzinës dhe karburanteve të tjera në pompat zvicerane.
Situata është veçanërisht problematike në pjesën e mesme të Rinit, në segmentin ndërmjet Sankt Goar dhe Mainz në Gjermani, ku nivelet e ujit kanë zbritur në nivele jashtëzakonisht të ulëta. Për shkak të kësaj situate, vetëm një numër i kufizuar i anijeve tregtare mund të kalojë nëpër këtë pjesë të lumit, transmeton albinfo.ch.
Anijet që vazhdojnë të operojnë janë të detyruara të transportojnë sasi shumë më të vogla mallrash për të zvogëluar rrezikun e ngecjes në pjesët e cekëta të lumit. Kjo ka kufizuar kapacitetet e transportit në një prej korridoreve më të rëndësishme për furnizimin e Zvicrës.
Deri në 15 cent më shumë për litër
Problemet në Rin kanë sjellë një rritje të menjëhershme të kostove të transportit lumor. Sipas vlerësimeve të Touring Club Suisse (TCS), vetëm rritja e kostove të transportit të mallrave nëpër Rin ka ndikuar që çmimi i karburanteve në pompa të rritet me rreth 15 centë për litër.
Situata vjen në një periudhë kur konsumatorët zviceranë tashmë po përballen me çmime të larta të karburanteve. Sipas të dhënave të raportuara gjatë javës së fundit, benzina pa plumb 95 kishte arritur në rreth 2.14 franga për litër, benzina 98 në 2.25 franga, ndërsa dizeli kishte arritur deri në 2.46 franga për litër.
Lehtësohen kufizimet për kamionët
Për të zbutur problemet në zinxhirin e furnizimit dhe për të kompensuar kapacitetet e reduktuara të transportit lumor, autoritetet kanë hequr përkohësisht disa prej kufizimeve të qarkullimit të kamionëve gjatë festave. Kjo synon të mundësojë transportimin e sasive më të mëdha të mallrave nëpërmjet rrugëve tokësore.
Megjithatë, situata e furnizimit me produkte të naftës është aktualisht e garantuar. Rafineria e Cressier në kantonin Neuchâtel ka rifilluar prodhimin pas një ndërprerjeje prej gati dy javësh për shkak të një problemi teknik. Përkohësisht, Zvicra kishte autorizuar përdorimin e rezervave të detyrueshme të benzinës dhe dizelit.
Shpresat te reshjet e shiut
Një përmirësim i situatës mund të vijë nga reshjet e shiut. Parashikimet tregojnë se reshjet gjatë fundjavës mund të ndihmojnë në rritjen e nivelit të Rinit dhe, rrjedhimisht, në përmirësimin gradual të kushteve për transportin lumor.
Megjithatë, për sa kohë niveli i ujit mbetet i ulët, transporti i mallrave drejt Zvicrës vazhdon të jetë më i kushtueshëm dhe kjo mund të vazhdojë të reflektohet edhe në çmimet që paguajnë konsumatorët në pompat e karburanteve.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mërgimtarët dërguan 692 milionë euro në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të 2026-s Remitancat janë rritur për 5.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar,... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind













