Lajme
Moti në Zvicër: Deri në 28 gradë, para ardhjes së të ftohtit
Shtatori po mbyllet me temperatura të larta dhe thatësi të jashtëzakonshme, ndërsa nga e enjtja pritet një front i ftohtë me reshje.
Zvicra do t’i përmbyllë ditët e fundit të shtatorit me temperatura deri në 28 gradë, ndërsa nga e enjtja një front i ftohtë do të sjellë ajër më të freskët dhe reshje lokale, transmeton albinfo.ch.
Të martën dhe të mërkurën, në ultësira temperaturat do të lëvizin kryesisht nga 25 deri në 28 gradë, rreth 10 gradë mbi mesataren për fundin e shtatorit. Më pas, temperaturat do të bien në rreth 20 deri në 23 gradë, ndërsa priten edhe rrebeshe shiu dhe erëra më të forta.
Shtatori ka qenë jashtëzakonisht i thatë. Në shumë zona kanë rënë vetëm 10 deri në 20 për qind e reshjeve të zakonshme mujore. Megjithatë, një periudhë më e gjatë me reshje të vazhdueshme nuk pritet për momentin.
Në fundjavë moti pritet të qetësohet, me temperatura rreth 20–21 gradë dhe intervale me diell. Sipas meteorologut Peter Wick, vjeshta po fillon gradualisht të marrë vendin e verës. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Mërgimtarët dërguan 692 milionë euro në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të 2026-s Remitancat janë rritur për 5.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar,... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind










