Lajme
Numër rekord i emigrantëve: 7 mijë për 24 orë në Preshevë
Në Preshevë gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë 7 mijë refugjatë nga Lindja e Mesme që është numër rekord
Drama e ikjes së refugjatëve afro-aziatikë drejt vendeve të Bashkimit Evropian nuk ka të ndalur, madje ikjet po vazhdojnë me intensitet të shtuar. Nga Gjevgjelia që ndanë Maqedoninë me Greqinë sot nga mëngjesi janë nisur në drejtim të Tabanocit rreth 3.700 refugjatë, ndërsa në Serbinë jugore është shënuar rekordi, 7 mijë refugjatë për një ditë.
Këto të dhëna i ka publikuar sot në mëngjes, Kryqi i Kuq Ndërkombëtar nga kampi pranues në Gjevgjeli. Sipas KK, në kamp gjendet një grup i ri i refugjatëve, evidentimi i të cilëve është duke rrjedhur dhe pasi që do të përfundoj do të nisen për në Tabanoc.
Në anën tjetër, sipas burimeve nga Lugina e Preshevës, brenda 24 orëve të fundit, përmes Qendrës për pranim në Preshevë, kanë kaluar 7 mijë emigrantë, që është një numër rekord.
Emigrantët po vijnë përmes Maqedonisë në grupe më të mëdha, ndërsa më së shumti ka nga Siria, Afganistani dhe Iraku, njofton televizioni publik i Serbisë, transmeton Titulli.com. Për momentin në Preshevë po presin për regjistrim rreth 4 mijë të ikur nga Lindja e Mesme.
Regjistrimi është i obligueshëm dhe gjithnjë e më shumë po rritet numri i personelit në Qendrën për pranim, në mënyrë që të gjithë emigrantët, në kohën më të shkurt të fitojnë dokumentet, ushqimin dhe ndihmën mjekësore. Ekipet e Kryqit të Kuq në Preshevë dje dhe sot kanë shpërndarë rreth 3 mijë mushama për mbrojtje nga shiu dhe po aq ushqim.
E-Diaspora
-
Rama në Michigan: Do të hapim konsullatën shqiptare, Shqipëria nuk është më vend mbijetese Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zhvilloi një takim me komunitetin shqiptar në Michigan, gjatë vizitës së... -
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions









