Lajme
Ostreni me parti të re, ndan BDI-në
Gjeneral Ostreni, i njohur si themeluesi i BDI-së bashkë me Ali Ahmetin, përkrah do ta ketë, Zulfi Adilin, por edhe disa aktivistë të tjerë, si Fatmir Deharin, Hazbi Likën etj
Parti e shumëpërfolur muajve të fundit në Maqedoni, sot është konkretizuar me emrin Uniteti, që do të drejtohet nga ish-gjenerali i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e më pas njëri nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Gëzim Ostreni. Mirëpo, kjo parti nuk i mblodhi të gjithë të pakënaqurit e BDI-së, por vetëm disa prej tyre.
Gjeneral Ostreni, i njohur si themeluesi kryesor i partisë BDI bashkë me Ali Ahmetin pas konfliktit të vitit 2001, përkrah do ta ketë, Zulfi Adilin, i njohur si Qufa, por edhe disa aktivistë të tjerë, por jo edhe kryetarin e Kërçovës Fatmir Dehari, sekretari organizativ i BDI-së, Hazbi Lika, Arben Labënishti etj.
Ostreni deklaroi se nisma për themelimin e këtij subjekti politik erdhi pas rritjes së pakënaqësisë së shqiptarëve dhe kontrollit të subjekteve aktuale shqiptare, sidomos atyre parlamentare nga ana e VMRO-DPMNE.
“Idetë e partive tona janë të kontrolluara nga VMRO-DPMNE dhe mundohen të sigurojnë monopol për vete, shqiptarët po e ndjejnë veten të pasigurt për çështjet që i kanë votuar përfaqësuesit. Marrëveshja e Ohrit nuk po realizohet sepse janë betuar se do të jenë besnik ndaj organeve të shtetit”, deklaroi ai citon INA.
Ostreni tha se partitë parlamentare shqiptare janë vasal të VMRO-DPMNE-së.
“Qeveria e Maqedonisë nuk ka nguruar të përdorë dhunë. Partitë i nxisin qytetarët për të fituar vota gjoja për t’u mbrojtur çështja shqiptare. Shtyllat e demokracisë janë deformuar, politikanët janë ngritur mbi kushtetutën. Duhet theksuar edhe kërcënimet që manifestohen me parulla fashiste kundër shqiptarëve, për këtë askush nuk përgjigjet”, deklaroi Ostreni.
Sipas tij, Partia Uniteti do të kujdeset për rregullimin e kësaj gjendje, përmirësimin e shtetit, marrëdhënieve të mira, dhe jo t’i fyejmë dhunës, do ta forcojmë shtetin qytetarë multietnik. “Shqiptarët si qytetarë duhet të jenë të barabartë dhe jo si lypsarë”, deklaroi Gëzim Ostreni, i njohur edhe si gjenerali i luftës së UÇK-ve në Maqedoni dhe Kosovë.
Megjithë kritikat në drejtim të dy partive parlamentare shqiptare, Ostreni nuk përjashtoi mundësinë e bashkëpunimit me to. Ostreni la të hapur mundësinë e bashkëpunimit edhe me BDI-në, kur u pyet nga gazetarët nëse Uniteti, mund të bashkëpunojë me partinë e Ali Ahmetit.
“Ne nuk flasim me emra por me parti politike. A do të bashkëpunojmë apo ajo varet a do të shef Uniteti interesin e vet dhe nuk kemi ndonjë arsye që ndonjërën parti ta përjashtojmë. Por, sigurisht, kjo do të varet nga programet politike dhe zgjedhore” tha ai.
Ndryshe, në promovimin e kësaj partie u paraqitën edhe Skender Xhemaili, i pesti në listën e kandidatëve të BDI-së për deputet në njësinë zgjedhore 1, Muhamed Ismaili, ish zëvendësdrejtor i Agjencisë së Inteligjencës, Gazmend Selmani, njëri ndër themeluesit e forumit rinor BDI-së, Mehmet Bajrami, kandidat i BDI-së për këshilltarë në Komunën e Kumanovës dhe të tjerë…
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












