Lajme
Shqiptarët fituan vetëm 25 për qind në Medvegjë
Dy listat shqiptare nuk kanë arritur të fitojnë më shumë se 25 për qind të votave në Komunën e Medvegjës, në një proces zgjedhor që nisi me shumë telashe
Sipas rezultateve preliminare, Partia Progresive Serbe e kryeministrit Aleksander Vuçiq ka fituar shumicën e ulëseve në Kuvendin Komunal të Medvegjës
Dy listat shqiptare nuk kanë arritur të fitojnë më shumë se 25 për qind të votave në Komunën e Medvegjës, në një proces zgjedhor që nisi me shumë telashe. Ndërsa sipas rezultateve preliminare, Partia Progresive Serbe e kryeministrit Aleksander Vuçiq ka fituar shumicën e ulëseve në Kuvendin Komunal të Medvegjës.
“Sot është një fitore e bindshme në Medvegjë”, ka thënë Brand Djuric, përcjell tanjug.rs. Ai ka thënë se kjo është një zonë me rëndësi strategjike për ta dhe qysh nga nesër do të nisë të mendojë për këtë regjion. “Këtë fitore do ta rikthejmë në fitore për tërë regjionin”, ka shtuar Djuric, transmeton zeri.info.
Presidenti i Komisionit Zgjedhor në Medvegjë, Zoran Radenovic ka thënë se rezultatet e para preliminare tregojnë se PPS është shumë para partive tjera. “Pritet që ky trend të vazhdojë” ,ka thënë Radenovic.
Për 35 karrige të këshillit komunal në Medvegjë kanë garuar tri parti serbe dhe dy shqiptare ku të drejtë vote kanë pasur pak më shumë se 10 mijë persona. Shqiptarët ndërkaq janë penguar nga autoritetet serbe që të shkojnë dhe të votojnë atje. Në pikëkalimin e Mutivodës, më shumë se 2 mijë shqiptarë janë mbajtur për orë të tëra në kufij.
Medvegja së bashku me dy komunat tjera, Bujanocin dhe Preshevën, janë të banuara me shqiptarë, por kanë mbetur nën administrimin e Serbisë. Vetëm një ditë më parë, shqiptarët atje kanë themeluar Asociacionin e Komunave Shqiptare që është reciprok më Asociacionin e Komunave me shumicë serbe në Kosovë.
E-Diaspora
-
Rama në Michigan: Do të hapim konsullatën shqiptare, Shqipëria nuk është më vend mbijetese Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zhvilloi një takim me komunitetin shqiptar në Michigan, gjatë vizitës së... -
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










