Lajme
LVV sërish përleshet me Policinë, shfryen gomat e qeveritarëve
Sipas një komunikate lëshuar nga Vetëvendosje, dhjetëra vetura të Qeverisë së Kosovës u defunksionalizuan, duke ua shfryer gomat. Menjëherë intervenoi policia speciale
Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje sërish janë hedhur në aksion duke protestuar kundër marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Disa dhjetar për këtyre aktivistëve, ua kanë shfryer gomat veturave të qeverisë në oborrin e objektit të ri qeveritar te ish pallati i Rilindjes. Protestuesit u përballën me Policinë e Kosovës e cila i arrestoi shumë prej tyre.
Sipas një komunikate lëshuar nga Vetëvendosje, dhjetëra vetura të Qeverisë së Kosovës u defunksionalizuan, duke ua shfryer gomat.
Policia e Kosovës intervenoi me njësitet e saj speciale duke arrestuar aktivistët: Gëzon Kastrati, Alban Makolli, Erden Atiq, Imer Feja, Uran Hasani, Teuta Hasani, Muhamet Bytyqi, Fatos Sahiti, Kastriot Gërbeshi, Gurjeta Zeka, etj.
Disa nga aktivistët e lënduar janë Albana Gashi, Etleva Malushaj, Margaritë Hajrizi, Valon Simnica etj”, njofton Vetëvendosje.
“Këta pushtetarë duan ta defunksionalizojnë shtetin e Kosovës. Përballë kësaj situate nuk mbetet tjetër veç angazhimit për ta ndaluar këtë. Ne sot duam të defunksionalizojmë qarkullimin e veturave të qeverisë së Isa Mustafës sepse këtë qeveri, Mustafa po e përdor për ta jetësuar “Zajednicën”, me gjithë dëmet e rreziqet e saj për shtetin e Kosovës”, konsideron Vetëvendosjes nëpërmjet një komunikate për media.
Kryeministri Mustafa, sipas Vetëvendosjes, e ka vënë gjithë sistemin shtetëror në funksion të “Zajednicës”.
Edhe policia e gjyqësia, sipas kësaj lëvizjeje, janë bërë jashtëzakonisht efektive kur vije puna t’i arrestojnë dhe dënojnë kundërshtarët e këtij projekti.
“Kosova po rrezikohet nga funksionimi i kësaj qeverie. Këto rreziqe katastrofike ne na bëjnë të lëvizim. “Zajednica” duhet të ndalohet. E meqë Isa Mustafa e ka lidhur aq pazgjidhshëm qeverinë e tij me këtë projekt të ndarjes etnike të vendit, atëherë e vetmja mënyrë për ta ndalur “Zajednicën” është defunksionalizimi i Qeverisë Mustafa. Vetëm kështu shpëton Kosova”, thuhet në deklaratë.
Ndryshe, Vetëvendosje ka protestua edhe në mënyra të tjera, duke shpërndarë fletushka në oborrin e qeverisë, ndërsa dje kanë gjuajtur më ngjyrë të kuqe, eskortën e kryeministrit Isa Mustafa. Ata kanë shpërndarë edhe pano, me mbishkrimet “shiteni tokën tuaj jo të Kosovës”.
E-Diaspora
-
Rama në Michigan: Do të hapim konsullatën shqiptare, Shqipëria nuk është më vend mbijetese Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zhvilloi një takim me komunitetin shqiptar në Michigan, gjatë vizitës së... -
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










