Lajme
Policia brutale e Maqedonisë: sërish rrah emigrantët
Në xhirimet e reporterëve në terren shihet se si goditen ata gjatë tentimit që në motin e ligë me shi të hyjnë në territorin e Maqedonisë
Autoritetet maqedonase sërish janë treguar cinike dhe agresive ndaj refugjatëve afro-aziatikë të cilat po tentojnë të hyjnë nga Greqia në Maqedoni. Sipas mediave ndërkombëtare, edhe sot Policia e Maqedonisë ka përdorur shufrat e gomës kundër emigrantëve, për t’i parandaluar që të hyjnë në shtetin e tyre.
Në xhirimet e reporterëve në terren shihet se si goditen ata gjatë tentimit që në motin e ligë me shi të hyjnë në territorin e Maqedonisë, njoftoi “Sky News”.
Së paku 7.000 njerëz, duke përfshirë shumë prindër që kishin me vete edhe fëmijë të vegjël, po kalonin nëpër fushat me baltë përreth Greqisë dhe Maqedonisë. me qëllim që të shkojnë drejt Serbisë, raporton ina.
“Këto pamje janë bërë në Maqedoni. Ne e kuptojmë se kjo është një roje kufitare, e di se çfarë dhe kush janë ata, dhe ata mund të thonë se ata janë duke u përpjekur për të ruajtur kontrollin, por mund të shihni se si njerëzit goditen me shkopinj gome”, deklaroi Lisa Holland, gazetare e Sky News.
Policia greke njoftoi se lëvizja e njerëzve që hyjnë në Maqedoni ishte vala më e madhe e refugjatëve dhe emigrantëve që kanë parë deri tani. Ndryshe shumica e tyre kanë mbetur në mot me shi. Ndërsa është raportuar edhe për një numrëp të madh të tyre në rajonin e Luginës së Preshevës.
E-Diaspora
-
Gastroenterologu Dr. Mentor Bilali – një nga mjekët më të kërkuar nga shqiptarët e Zvicrës Për shqiptarët, Dr. Bilali me ordinancën e tij MagenDarm Zentrum Oberaargau ka edhe një peshë të... -
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”










