Lajme
E lajmëron në Zvicër kush ia vrau babanë në luftë
Telefonuesi në gjuhet serbe i tregon se kush ia ka vrarë babanë gjatë luftës së fundit në Kosovës, ndërsa në fotografinë dërguar në postë, shihet vendi i varrit në Prizren
Një person i panjohur iu kishte lajmëruar në telefon Lulëzim Morinës nga Prizreni, në banesën tij në Zvicër, ndërsa më pas në postën e tij i vijnë edhe dy fotografi, ku shihet një varr. Telefonuesi në gjuhet serbe i tregon se kush ia ka vrarë babanë gjatë luftës së fundit në Kosovës, ndërsa në foto shihet vendi i varrit.
Në fotografi figuronte varri i babait të tij Sali Morina, i cili bashkë me Miftar Morinën, më 23 mars të vitit 1999, ishin kapur nga policia serbe dhe prej asaj kohe konsiderohen të zhdukur.
Bazuar në fotografitë që në postë i shkuan nga një anonim, ai filloi kërkimin e eshtrave të babait në varrezat e myslimanëve në Prizren. Ai ka treguar se si i kanë gjetur këto varre, mirëpo, jo edhe eshtrat e babait të tij.
Si pjesëtar i familjeve të të zhdukurve, shpreh mllefin se përse aq pak u punua për zbardhjen e fatit të të afërmve të tyre, transmeton Koha.net.
Njëri prej varreve të cilin e gjeti Lulëzimi, ishte hapur edhe në kohën e UNMIK-ut. Por, sipas drejtorit të Departamentit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu, në këtë lokacion janë gjetur edhe eshtrat e mbi 200 personave të tjerë, gjë që e bënte të pamundur gjetjen e tij.
Ndërkaq, i apostrofuari për vrasjen e babait të tij përmendet Goran Radisavleviq, i njohur si komandant “Guri”, i cili ka komanduar njësitet më famëkeqe serbe në Kosovë. Ai dyshohet edhe për vrasjen e vëllezërve Bytyçi, ndërsa në një emision të BBC-së, ka pranuar se ka komanduar njësitete policore dhe ushtarake serbe në Drenicë me 5-6 dhe 7 mars kur është vrarë Adem Jashari dhe familja e tij.
E-Diaspora
-
Rama në Michigan: Do të hapim konsullatën shqiptare, Shqipëria nuk është më vend mbijetese Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zhvilloi një takim me komunitetin shqiptar në Michigan, gjatë vizitës së... -
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











