Lajme
Shqiptarët, “racistë” edhe nga feja
Renovimi i xhamisë së fshatit Janjevë ka sjellë telashe mes myslimanëve. Njëri prej xhematit shqiptar ka provuar t'i pengojnë romët që të falen në xhaminë e re
Renovimi i një xhamie në fshatin Janjevë të komunës së Lipjanit, ka nxjerrë në pah mosmarrëveshjet ndërmjet myslimanëve shqiptarë dhe atyre të komunitetit rom. Përplasjet nisën, pasi njëri prej xhematit shqiptar pengoi një qytetar të komunitetit rom të falej në xhami.
Janjeva është një fshat i banuar me qytetarë kroatë, shqiptarë dhe të komunitetit RAE (romë, ashkali dhe egjipas). Madje në ketë fshat ka shqiptarë që i përkasin të dy feve edhe katolikë edhe myslimanë, ndërsa e veçanta është se në këtë fshat që dikur kishte mijëra banorë, ka jetuar patrioti i madh shqiptar At Shtjefen Xheçovi.
Mirëpo, siç raporton “gazeta Express”, renovimi i xhamisë së fshatit ka sjellë telashe mes myslimanëve. Xhemati shqiptar i xhamisë ka provuar t’i pengojë romët që të falen në xhaminë e re të Janjevës, me arsyetimin se ata janë të papastër dhe po ua ndotin xhaminë.
Këta të fundit kanë reaguar dhe muhabetet ishin nxehur shumë mes banorëve të këtij fshati të Komunës së Lipjanit. E për t’u zgjidhur krejt kjo gjendje ishte dashur ndërhyrja e ish-hoxhës së këtij fshati, që tashmë është në pension, Irfan Bikliqi, i cili ka ndikuar që edhe romët të falen në xhaminë e “shqiptarëve”.
19 vjeçari rom, Ramadan Garipi, nga Janjeva, thotë se javë më parë, pasi ishte leshuar në funksion xhamia e rinovuar e fshatit, disa banorë shqiptarë kanë provuar disa herë ta ndalin atë dhe të rinjtë e fëmijët e tjerë, po ashtu të komunitetit rom, që të hyjnë brenda xhamisë. Kjo, sipas tij, fillimisht është bërë me arsyetimin se ata janë të papastër, e më vonë se pse po hyjnë zbathur në xhami e edhe se gjoja nuk po marrin avdes para se të falen.
“Na jena nisë mu fal, ni ditë. Kemi marrë avdes, jena hi në xhami, e kam qelë Kuranin me lexu, kur ka ardh njani na ka thanë a keni marrë avdes, që keni hi në xhami. Na a jem budall me hi pa avdes në shpi të zotit, a? E qështu çdo ditë naj fjalë na kanë thanë”, tregon 19 vjeçari.
Ai ngreh gishtin ka Refik Gashi, një besimtar i devotshëm islam, i cili, siç ka thënë Garibi, është munduar ta pengojë hyrjen në xhami. Mirëpo Gashi e ka kundërshtuar këtë.
“Unë veç ju kom than duni me ardhë në xhami të pastër. Nuk duhi me ardhë pa çorape, …me marr avdes. Tjetër problem, s’ka. Jo vallahi”, kthen Gashi, i cili gjithashtu po shkonte për ta falur drekën në xhami. “Unë i këshilloj qysh mu fal. Qysh me kon të pastër, por jo mi qitë jashtë. Gjynah o me hi pa avdes. Kur po hynë dathë kaatë e zdralavta po e zhyen venin. Këta qetash ja kane nisë me ardhë në xhami e meniher me na zhytë”, thotë Gashi.
Por, romi 19 vjeçar ka tjetër rrëfim. “Atë ditë na ki kthy, për pa çorape. A tjerët kanë ardh edhe pa çorape e s’ju keni than kurgjo. (*duke ju referuar shqiptarëve) Tani ditën tjetër ki dashtë me na kthy apet, na ki than s’keni marrë avdes”, ndërhyn Erxheni, një tjetër i ri rom nga Janjeva.
Ky “konflikt” tashmë është zgjidhur me ndërhyrjen e ish imamit të fshatit, Mulla Irfan Bikliqit, i cili kishte ardhur nga Lipjani, ku banon aktualisht pas pensionimit, për ta zgjidhur problemin e xhematit të cilit i kishte shërbyer për shumë vite. Pas kësaj dite në xhaminë e Janjes janë lënë të hyjnë të gjithë, i madh e i vogël, shqiptarë e romë.
E-Diaspora
-
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë Shkolla Shqipe “Scanderbeg” në Parma feston Pavarësinë Shqipërisë... -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”









