Lajme
Aksident zinxhir, dy fëmijë të vdekur
Dy fëmijë humbin jetën në aksidentin në Serbi. Policia serbe ndalon shoferin e autobusit nga Gostivari, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale-rrezikim në komunikacion
Një aksident zinxhir me pasoja fatale, ka ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit në aksin rrugor Beograd-Nish, ku është përfshirë edhe një autobus me shqiptarë nga Gostivari. Në këtë aksident kanë vdekur dy fëmijë, një i moshës 1 vjeç dhe tjetri 7 vjeçar, pasi u goditën nga autobusi.
Aksidenti, siç raportoj INA, ka ndodhur rreth orës 02:30 të mëngjesit, kur fillimisht janë përplasur një makinë e tipit “Fiat” me një “BMW”, të dyja me targa të Beogradit, ndërsa pas përplasjes së tyre, një makinë e tipit “Toyota” me targa gjermane ka ndaluar shpejtësinë pasi që ka hetuar aksidentin. Mirëpo ajo nga prapa është goditur nga autobusi me targa të Gostivarit që mban linjën Gostivar – Vjenë.
Nga goditja e fuqishme, makina “Toyota” është rrokullisur, ndërsa autobusi është përplasur me një makinë tjetër të tipit “Chrysler” me targa bullgare. Në aksident më pas janë përfshirë edhe dy makina, tjera, por më së keqi kanë pësuar udhëtarët e makinës “Toyota”, ku dy fëmijë humbën jetën.
Hetuesit në bashkëpunim me policinë e komunikacionit kanë kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes gjegjësisht në lokalitetin Velika Plana. Shoferi 48 vjeçar i autobusit, një shtetas i Maqedonisë është ndaluar nga policia si të dyshuar për rrezikim të sigurisë në komunikacion.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












